Korrik 27, 2015 | Monday
Në masë të madhe supozohet se shëndeti publik ndikohet nga një varg faktorësh mjedisor:
• Ndotësit e ajrit – shkaktarë ose përkeqësues të sëmundjeve të frymëmarrjes, alergjive, helmimit dhe kancerit.
• Mjediset e pasigurta – mund të jenë përgjegjëse për aksidente, lëndime dhe hezitime për të qenë fizikisht aktiv
• Faktorët e tjerë – kemikalet, kontaminimi i ushqimit dhe alergjitë, ndotja e tokës, cilësia e ndërtimit të shtëpisë, vendimet planifikuese, zhurma, uji, higjiena publike etj.
BE-ja po punon ngushtë me qeveritë nacionale dhe me ekspertët për të promovuar mjediset e shëndetshme dhe për të reaguar ndaj kërcënimeve të shëndetit, përfshirë këtu ndryshimin klimatik. Përveç kësaj, BE-ja po ndërmerr veprim parandalues dhe po bën fushatë vetëdijësuese kundër sëmundjeve përmes:
• etiketimit të produkteve ushqimore në mënyrë të përgjegjshme – ashtu që konsumatorët të dinë se çfarë po hanë
• veprimit kundër kancerit të gjirit, qafës & zorrës – programet e ekzaminimit në mbarë BE-në, që ofrojnë udhëzime për sigurinë e cilësisë për trajtim dhe ekspertizë
• masave për të promovuar dietën e shëndetshme & ushtrimet – duke inkurajuar qeveritë, OJQ-të dhe industritë që të punojnë bashkë, duke e bërë më të lehtë për konsumatorët që të ndryshojnë stilet e jetesës së tyre
• luftimi i pirjes së duhanit përmes legjislacionit mbi produktet e duhanit, rritjes së vetëdijesimit, reklamimit & sponsorizimit.
Rregullorja e BE-së për shëndetin dhe të ushqyerit (2006) paraqet rregullat e harmonizuara në mbarë Bashkimin Evropian për përdorimin e të dhënave ushqimore si “pak kalori”, “e pasur me fibra” ose të dhënave shëndetësore si “zvogëlimi i kolesterolit në gjak”. Kjo Rregullore parasheh implementimin e masave për të siguruar që çdo deklaratë për etiketim, prezantim dhe reklamim të ushqimit në Bashkimin Evropian është e qartë, e saktë dhe e bazuar në dëshmi të pranuara nga i gjithë komuniteti shkencor. Rrjedhimisht ushqimet që mbajnë deklarata që mund t’i çorientojnë konsumatorët do të largohen nga tregu. Kjo do të rrisë mundësinë e konsumatorëve që të bëjnë zgjidhje të mirë-informuara dhe kuptimplota.
Meqë prodhimi i ushqimit po bëhet gjithnjë e më kompleks, konsumatorët janë gjithnjë e më të interesuar për informata që paraqiten në etiketat e produkteve ushqimore. Ata poashtu janë bërë më të interesuar për dietën e tyre, në raport me shëndetin, dhe në përgjithësi për përmbajtjen e ushqimeve që ata zgjedhin. Për këtë arsye, është e rëndësishme që informatat për gjërat ushqimore dhe vlerat e tyre ushqyese të paraqiten në etiketë, dhe që prezantimi dhe reklamimi i tyre të jetë i qartë, i saktë dhe kuptimplotë.
Paraqitja e inxhinierisë gjenetike në prodhimin e ushqimit ka tërhequr vëmendje të madhe te publiku në shumë vende të Evropës. Të kuptosh shqetësimin që kanë konsumatorët për këto teknologji të reja dhe për aplikimin e tyre në prodhimin e ushqimit është qenësor për autoritetet legjislative, industrinë dhe organizatat tjera të interesuara për këtë çështje.
Dihet mirëfilli se konsumimi i vogël i lëndëve ushqyese qenësore krijon predispozita për çrregullim të lëndëve ushqyese në organizëm. Megjithatë, ne vetëm sa kemi filluar të kuptojmë se shumë komponentë të dietës sonë që nuk janë çmuar në të kaluarën, dëshmojnë se janë të rëndësishëm në promovimin e mirëqenies dhe parandalimin e një sërë sëmundjesh kronike. Në dekadën e fundit sipas hulumtimit të raportit ndërmjet dietës dhe shëndetit është rritur numri i të dhënave nga studimet epidemiologjike dhe eksperimentale që tregojnë se pemët dhe perimet përmbajnë substanca që duket se zvogëlojnë rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Pemët dhe perimet janë të pasura me antioksidantë dhe propozohet që antioksidantët si vitamina E dhe C zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kronike.
Prandaj, vendimet e informuara dhe fushatat edukative për ngritjen e vetëdijësimit për shëndetin dhe të ushqyerit janë pjesë qenësore e akteve dhe politikave legjislative të BE-së të tanishme dhe në të ardhshmen.
TË REJAT NË EUICC
• Publikimi i ri i EUICC-së “EU motion” në anglisht, shqip dhe serbisht
• Lorenzo Natali Media Prize 2015 është i hapur edhe për gazetarët profesionistë dhe amatorë në Kosovë http://ec.europa.eu/europeaid/lnp/lorenzo-natali-prize/rules-faq_en
#SË SHPEJTI
EUICC Prishtinë
• Seminari edukativ: Jeta e shëndetshme – mendje e shëndoshë, 12 gusht
• Kinemaja e Gjelbër, gusht – çdo të enjte mbrëma
EUICC Mitrovicë Veriore
• Ekspozita e riciklimit dhe arteve aplikative, 29 korrik
• Kinemaja e Gjelbër, gusht