Nëntor 26, 2014 | Wednesday

Kultura e verës në Kosovë – nga Arlinda Arenliu

Ky është viti i tretë që në Prishtinë po organizohet Dita Evropiane e Turizmit të Verës, e cila gjithnjë e më shumë po tërheq rreth vetes dashamirë dhe kritikë të verës, të cilët i diskutojnë vazhdimisht preferencat e tyre të degustimit. Kjo mund të jetë një mundësi e mirë për të gjithë që ta shijojnë verën vendore apo verën e ekspozuar në këtë ngjarje, si dhe të njihen se cila prej llojeve të verës është më e përshtatshme për cilindo rast në të cilin mund të marrim pjesë gjatë këtyre pushimeve dimërore. Ju mund të keni filluar mbrëmjen e një të premte me një Rizling të lehtë e të freskët që ju ndihmon ta harroni ngarkesën e punës që keni pasur gjatë javës, më pas ta shijoni një Pino Noir gjysmë të thatë (që njihet këtu si “Brugund i Zi”), dhe së fundmi t’ju ngritën vetullat përpjetë duke e shijuar një Cabernet Sauvignon që lëshon aromë të kumbullës së tharë, e që ta lë gojën plot shije, dhe së bashku me nxehtësinë e alkoolit ju shpie drejt vreshtave të Rahovecit.

Tashmë mund t’a keni vërejtur se ekzistojnë disa lloje të verërave, të cilat prodhohen nga vreshtat që shtrihen në jug të Kosovës, ku po i jepet një vëmendje gjithnjë e më e madhe përmirësimit të cilësisë së tyre, me qëllim që të jenë konkurrent në tregun e bollshëm të vërave që vijnë prej gati secilit vend të mundshëm të botës që njihet për prodhimin e verës. Sido që të jetë, janë shtuar llojet e verërave që prodhohen në Kosovë; duke pasur traditë vendore të varieteteve si Sheshi i Zi dhe Vranaci që e dominojnë tregun, si dhe varietete të tjera si Siraz, që burojnë nga dheu i Kosovës, si dhe shumë produkte të reja të cilat ofrohen për t’i përmbushur preferencat dhe për t’a kënaqur shijen e atyre që posaçërisht i njohin dhe janë në gjendje t’i dallojnë shijet e ndryshme të verërave.

Shpresoj që vitin tjetër të ketë më shumë njerëz të përfshirë në degustim dhe të cilët do të kenë më shumë lloje të verërave të ekspozuara gjatë kësaj dite. Do të dëshironit të degustoni më shumë verëra dhe përsëri të kënaqeni gjatë mbrëmjes, megjithatë harroni t’i shijoni të gjitha verërat dhe të sfidoni veten me shijimin e vetëm disa prej tyre, duke eksploruar shijet dhe aromën, stilin dhe karakterin që lidhet me regjionin prej nga ato nga vijnë.

Autorja është MA në Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim të Qëndrueshëm