Gusht 25, 2017 | Friday
“Kinematografia Kosovare: Përparimi kulturor” ishte tema e gushtit në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së në Prishtinë, që përfshinte shfaqjen e dy filmave të produksionit kosovar, të cilët janë njohur e kanë pasur sukses ndërkombëtarisht. “Zoti i Shtëpisë”, i pari i shfaqur nga kjo seri, është film dokumentar, që portretizon një mami rebele kosovare që lufton për pranim nga familja e saj, e cila ka jetuar sipas traditave shekullore shqiptare të bazuara mbi dominimin mashkullor. Shfaqja e filmit u pasua nga një masterklasë dhe diskutimi mbi qasjen kreative të filmit e mbajtur nga regjisorja Danielle Bremer dhe producenti i filmit Edon Rizvanolli.
Për më tepër, u shfaq edhe filmi “Home”, produksion kosovaro-britanik, i shpërblyer nga BAFTA, pasuar me një diskutim me regjisorin dhe producentët e filmit. Një numër i konsiderueshëm i të apasionuarve të filmit patën mundësi të ndjekin filmin dhe të takonin producentët e tij për një diskutim me pyetje dhe përgjigje.
Gjatë shfaqjes së filmit “Zoti i shtëpisë”, skenari e regjia nga Danielle Bremer (Foto: EUICC)
Producenti Rizvanolli dhe autorja Bremer duke ndarë përvojat e tyre gjatë xhirimit të filmit “Zoti i Shtëpisë”, me audiencën në EUICC. (Foto: EUICC)
Gjatë shfaqjes speciale të filmit të shkurtër Home, të shpërblyer nga BAFTA, me regji të Daniel Mulloy. (Foto: EUICC)
Më vonë gjatë debatit, me regjisorin Mulloy dhe ekipin kosovar e britanik të producentëve – Afolabi Kuti, Shpend Qamili dhe Shpat Deda – të cilët folën për ndikimin global të filmit Home dhe rolin e kinematografisë si ambasador efektiv i diplomacisë kulturore. (foto: EUICC)