Qershor 17, 2024 | Monday

Mësojmë dhe kremtojmë Ditën e Evropës: Aktivitete edukative për fëmijë  

Gjatë përgatitjeve për Ditën e Evropës, përfaqësues nga BE-ja në Kosovë, shtetet anëtare të BE-së dhe EULEX-i kanë realizuar një seri të vizitave njohëse në 12 shkolla anembanë Kosovës. Qëllimi i këtij komunikimi ishte promovimi dhe diskutimi i vlerave dhe parimeve themelore të BE-së me nxënësit.

Duke filluar nga Malisheva, përfaqësuesit e BE-së në Kosovë, familjes së BE-së dhe EULEX-it, vizituan shkollat në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë të Jugut, Pejë, Dragash dhe Janjevë, duke u angazhuar me anëtarë të komuniteteve të ndryshme. Secila vizitë u ofroi nxënësve mundësinë që të ndërveprojnë drejtpërdrejt me përfaqësuesit e ZBEK-ut, zyrtarët e familjes së BE-së ose të EULEX-it, si dhe të mësojnë për kontributet, parimet dhe rolin e BE-së në rajon.

Realizimi me sukses i informimit në shkolla nënvizon përkushtimin e BE-së për të krijuar lidhje të forta me rininë e Kosovës dhe për të ushqyer të kuptuar më të thellë të vlerave dhe parimeve evropiane brenda rajonit.

Gjatë gjithë programit të informimit, nxënësit morën pjesë aktive në diskutime, duke bërë pyetje dhe duke ndarë këndvështrimet e tyre për BE-në dhe rëndësinë e saj në kontekstin e Kosovës. Temat shkonin nga përkushtimi i BE-së për paqen dhe stabilitetin e deri te mbështetja e saj për zhvillimin ekonomik dhe të drejtat e njeriut.

Për të shënuar Ditën e Evropës, BE-ja në Kosovë organizoi aktivitete argëtuese dhe edukative për fëmijët dhe familjet në Prishtinë, duke përfshirë kuize, lojëra dhe ngjyrosje të fytyrës. Ansambli i talentuar i muzikës nga Gjimnazi Loyola në Prizren e ka luajtur himnin evropian, ndërsa kori i fëmijëve Okarina ka argëtuar të pranishmit me performancën e tyre spektakolare.

Për të shënuar Ditën e Evropës, BE-ja në Kosovë organizoi gjithashtu dy ekspozita artistike në Shtëpitë e saj të Evropës në Prishtinë dhe në Mitrovicën e Veriut. Në këto ekspozita u paraqitën vepra arti me temën e BE-së të krijuara nga nxënës të 12 shkollave të vizituara nga përfaqësuesit e BE-së në Kosovë, EULEX-it dhe të shteteve anëtare të BE-së gjatë tre javëve të fundit.

Më 12 maj, BE-ja në Kosovë kremtoi Ditën e Evropës 2024 me aktivitete argëtuese dhe edukative për fëmijët dhe familjet në Kejin e Lumbardhit në Prizren. Qindra vizitorë morën pjesë në aktivitete të ndryshme, duke përfshirë lojëra, kuize dhe ngjyrosje të fytyrës. Aktualisht,  është duke u realizuar punimi i një vepre murale të zhvilluar nga artistë lokalë pas një procesi konsultimi publik.