Janar 23, 2019 | Wednesday

Lufta në Siri dhe ndikimi në Kosovë, me anë të filmit dhe debatit

Me datë 22 janar, në Qendrën Informative dhe Kulturore të Bashkimit Evropian në Prishtinë erdhën dy regjisorë, për një mbrëmje me shfaqje filmash dhe me bisedë artistike.

“Forgive me” me regji nga Besim Ugzmajli dhe “Voices from Within” me regji nga Lum Çitaku u shfaqën para audiencës, të interesuar në këtë tematikë interesante e cila më pas e solli edhe debatin.

50612204_392088508194047_5499637813584330752_n

Të dyja projektet kinematografike, i pari një film dhe i dyti një film dokumentar, u morrën me luftën në Siri dhe me ndikimin që kjo luftë ka pasur edhe në shoqërinë kosovare.

Regjisorët më pas folën në diskutimin artistik dhe prezantuan vizionin e tyre rreth këtyre projekteve. Derisa Ugzmajli i tregoi audiencës se ai ka dashur që të sjellë edhe perspektivën e grave në këtë konflikt, se ato nuk janë domosdo gjithmonë viktima. Çitaku, në anën tjetër, tregoi se i ka marrë shumë kohë që t`i bindë gratë që të flasin para kamerave, meqë ato kësisoj po e ndajnë me të tjerët një përvojë shumë të rëndë dhe personale për to.

50508737_10218712899632514_1936933484882821120_n

Lum Çitaku momentalisht punon me film ndërsa edhe njihet si hulumtues dhe producent. Ai ka një diplomë masteri nga Freie University në Berlin.

Ugzmajli është regjisor, producent dhe skenarist i lindur në Ferizaj. Ai ka marrë pjesë në disa festivale ndërsa me filmin “Forgive me” edhe është shpërblyer në disa prej tyre.