Gusht 21, 2020 | Friday
Shtëpiakja italiane Marzia M u shërua nga infeksioni me COVID-19 pas një periudhe të gjatë shërimi. Ajo dëshiron ta tregojë historinë e saj sepse beson se kjo do të ndihmon njerëzve tjerë – përfshirë ata nga shtetet tjera. Marzia kontraktoi virusin COVID-19 gjatë ditëve të para të izolimit – së bashku me familjen e saj. Kur i përshkruan simptomat fizike, ajo thotë, “Filloi me pak siklet të përgjithshëm që përparoi në lumboskiati dhe neuralgji, gjatë së cilës kohë përjetova dhimbje të forta – madje edhe dhëmbët më dhimbshin. E njoh trupin tim, prandaj ishte e çuditshme që të përjetoj këtë dhimbje të madhe. E thirra mjekun familjar i cili më përshkroi kortizon”. Sidoqoftë, dhimbja e Marzias nuk u qetësua dhe kur kolla e thatë dhe ethet filluan të shfaqen në fund të marsit, ajo dyshoi se mund të ishte virusi COVID-19 dhe iu drejtua mjekut të saj. “Mjeku im nuk më besoi dhe më pyeti se si mund ta kisha marrë virusin – që mendova se ishte pyetje qesharake, duke parë qartë se gjatë muajit mars kishte pasur transmetim asimptomatik!” Marzia ishte e pa mësuar me ethet e lodhshme që po i përjetonte, dhe trajtimi i ofruar nga mjeku familjar bëri pak për t’i lehtësuar simptomat. Kur vajza e Marzias kërkoi nga mjeku familjar që t’i bëhet testi për COVID-19, asaj i thanë se testi nuk gjendet lehtë në atë kohë sepse të gjithë po kërkonin të testohen. “Në fund, kryetari i komunës arriti të na testojë në shtëpi. Në kohën kur erdhën për testim, gjendja ime ishte përkeqësuar, dhe vendosa të shkoj në spital edhe para se t’i marr rezultatet e testit për COVID-19. Në spital, pasi u diagnostikova me COVID-19, më thanë që gjendja ime ishte e rëndë; brenda vetëm disa ditëve, edhe burri im u shtrua në spital, dhe megjithëse e gjithë familja doli pozitiv, vetëm burri im dhe unë u sëmurëm”.
Mjekët në spital njoftuan të afërmit e Marzias se gjendja e saj ishte kritike, dhe se mushkëritë e saj ishin thuajse kompromentuar plotësisht. “Shumë shpejt, unë dhe burri im u intubuam me ventilim mekanik. Kishim shumë dhimbje gjatë gjithë 18 ditëve në repartin e kujdesit intensiv të spitalit, e më qëndruam për një muaj në Repartin e Reanimimit. Mjekët dhe stafi mjekësor që na trajtuan jo vetëm se ishin shumë të aftë dhe profesionistë, por ishin edhe shumë të këndshëm dhe të mirë me ne. Pasi i larguam intubimet, gjendja ime filloi të përmirësohet”. Kur u pyet se si mund ta kishte kontraktuar virusin, Marzia thotë: “Me siguri nga vajza, e cila, edhe pse asimptomatike, doli pozitive për COVID-19. Jam e bindur se kështu u infektova, pasi bartja maskën dhe përdorja doreza edhe para se masat e izolimit të zbatohen në Itali, pas së cilës unë u dola nga shtëpia jo më shumë se nja dy herë”. Pas përvojës së saj, Marzia mendon se ajo duhet të jep këshilla për autoritetet publike dhe shtetet që përballen me pandeminë COVID-19: “Së pari dhe më e rëndësishmja, mjekët familjar nuk duhet të lihen pa përkrahje. Mjeku im familjar nuk mund të më ndihmonte gjatë ditëve të para të sëmundjes sepse ishte i mbingarkuar me pacientë. Mjekja që më trajtoi gjithashtu nuk kishte shumë përvojë, pasi ishte e re. Nisur nga kjo situatë, mendoj se diçka duhet të bëhet për t’i ndihmuar mjekët të japin shërbime nga distanca për pacientët e tyre. Së dyti, kryetarët e komunave dhe autoritetet lokale janë burime të paçmueshme të përkrahjes; në rastin tim, kryetari jo vetëm që më ndihmoi të testohem, por vazhdoi t’u ndihmojë fëmijëve të mi, pasi e dinte se janë vetëm në shtëpi ndërsa prindërit ishin shtruar në spital. Sa për spitalet, këto institucione janë në vijën e parë të urgjencës dhe kanë nevojë për çdo ndihmë që mund ta marrin, ashtu që profesionistët mjekësorë të mund të vazhdojnë të ndihmojnë pacientët, ndërsa ende mbrojnë veten e tyre nga infektimi. Jo vetëm se ekipi mjekësor ishte i shkëlqyeshëm në punën e vet, por edhe na dhanë përkrahje të paçmueshme psikologjike, për të cilën nuk mund t’i falënderoj sa duhet – në fakt, u kam shtruar një darkë speciale si falënderim! Këta profesionistë vazhdojnë të punojnë me orë të tëra ndërsa janë të veshur me jelekë mbrojtës që janë jashtëzakonisht të parehatshëm, dhe madje përdorimi i tualetit është sfidë për ta”. Marzia gjithashtu ka disa këshilla për qytetarët e thjeshtë të cilët vazhdimisht rrezikojnë të ekspozohen ndaj COVID-19, “Maskat e fytyrës janë të rëndësishme! Më e rëndësishmja, mos harroni të mbani distancë sociale prej të paktën një metër – ose më shumë. Shmangni turmat dhe shpjegoni pandeminë më të rinjve, pasi mund të mos e kuptojnë peshën e pandemisë COVID-19. Dhe, nëse ndjeheni më të sigurt, përdorni doreza… por gjëja më e rëndësishme, pavarësisht nëse vendosni të vishni doreza apo jo, gjithmonë lani duart para se ta prekni gojën dhe sytë”.