Nëntor 14, 2018 | Wednesday

Masterklasë: Menaxhimi i Mbeturinave në Veriun e Kosovës

Me datë 13 nëntor, Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian në Mitrovicën e Veriut organizoi një masterklasë rreth menaxhimit të mbeturinave në komunat veriore të Kosovës.

46302964_567879186995041_8109802371233611776_n

46140034_366219477255755_1039404720109649920_n

Jovana Jakovljeviq, eksperte nga Instituti për Zhvillimin Ekonomik Territorial, adresoi disa faktorë që kontribuojnë në hierarkinë e menaxhimit të mbeturinave dhe ndikojnë në trajtimin e mbeturinave në vendet me ekonomi në zhvillim, të cilat shpesh përjetojnë menaxhim të keq të mbeturinave dhe kanë deponi jo të përshtatshme. Në ligjëratën e saj, Jakovljeviq tregoi se fushat kryesore për shqetësim janë mungesa e vetëdijes nga qytetarët, deponitë e vjetra ose edhe mungesa e tyre, niveli i dobët i heqjes së mbeturinave, pajisjet e vjetra, mungesa e burimeve për të klasifikuar, për të recikluar dhe për të transferuar mbeturinave dhe si dhe mbledhja e papërshtatshme e taksave.

46294171_2110465032351549_8941315092075511808_n

46218652_520820058329373_7086616740418813952_n

Ngjarja u përcoll nga një numër i madh i publikut i cili pati edhe pyetje dhe interes rreth debatit në fjalë. Masterklasa u organizua në kuadër të Fushatës për Mjedis e cila aktualisht po organizohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe po implementohet nga Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian.