Mars 14, 2017 | Tuesday

Mbështetja e BE-së promovon veriun e Kosovës si destinacion ndërkombëtar për Aventura

Dragisha Mijaqiq, drejtor i inTer në Zubin Potok. Pesëmbëdhjetë kilometra nga Mitrovica, përgjatë liqenit të Ujmanit dhe malit Mokragora ndodhet fshati Kollashin i Ibrit, përplot me bukuri natyrore në komunën e Zubin Potokut. Shumica e fshatrave janë të lidhura me njëra tjetrën dhe gjatë vozitjes kalon nga njëra tek tjetra. Ambienti malor pasurohet nga kullotat, pyjet me pisha, përrenjtë dhe lumi. Në këtë ambient të bukur vepron organizata lokale “Instituti për zhvillimin ekonomik territorial” inTer.

Me ndihmën financiare nga Bashkimi Evropian në Kosovë, inTer ka lansuar projektin “Outdoor In” me qëllimin e përdorimit të potencialit natyror të zonës për të zhvilluar sektorin e turizmit në komunën e Zubin Potokut, duke përmirësuar kushtet e infrastrukturës të turizmit, duke rritur kapacitetin e ofruesve të shërbimit dhe duke promovuar potencialin e turizmit për të inicuar aktivitete për tërheqjen e turistëve. I lansuar në mars të vitit 2013, projekti ka qenë rezultat i projektit të mëparshëm të financuar nga BE-ja i cili u themelua në bashkëpunim me komunën e Zubin Potokut dhe shërbeu si organizatë për turzimin lokal. Përderisa projektit i erdhi fundi në shkurt të vitit 2015, ata vazhduan të punojnë duke u bazuar në suksesin e arritur me mbështetjen e BE-së.

Përderisa qëllimi i përgjithshëm i mbështetjes ishte zhvillimi i infrastrukturës së turizmit, rezultatet specifike kanë pasur ndikim të madh në këtë zonë. Për shembull, një plazh, një shesh lodrash si dhe një mur artificial për aktivitete të ngjitjes është ndërtuar në liqenin e Ujmanit. Ndërsa, disa shtigje për ecje dhe ciklizëm tanimë janë pajisur me shenja informative dhe pika të pushimit. Sot, këto atraksione mund të shfrytëzohen nga qytetarët dhe vizitorët e zonës.

Për të tërhequr më shumë turistë në këtë zonë, profesionalizmi i operatorëve turistik ishte rezultat i rëndësishëm i projektit. Trajnim u është ofruar ciceronëve dhe instruktorëve për ngjitje, paragliding, zhytje, lundrim në dallgë, lundrim me kajak dhe shërbime të ndihmës së parë për të siguruar që eksperienca e turistëve nuk është vetëm e sigurt por poashtu edhe në nivel të njëjtë me destinacionet e tjera avanturiere në rajon. U ofrua trajnim mbi menaxhimin dhe marketingun për pronarët e hoteleve dhe restoranteve në Zubin Potok për të përmirësuar praktikat e tyre biznesore dhe për të fituar klientë të rinj.

Qyteti poashtu mirëpriti dy kampe verore ndërkombëtare, gara të sporteve ekstreme rajonale dhe ecjes në vitin 2013 dhe 2014, duke provomuar veriun e Kosovës si destinacion kryesor për turizëm avanturier.

Tani ekziston një strategji e zhvillimit të turizmit dhe poashtu është themelur një shoqatë lokale e turistëve dhe rrjeti i ofruesve të shërbimeve të turizmit për të punuar duke u mbështetur në përkrahjen fillestare, përderisa “Outdoor In” do të vazhdojë të promovojë rajonin përmes faqes së internetit dhe aktiviteteve promovuese.

Në përgjigje të nevojave lokale në veri të Kosovës,projekti poashtu ka synuar të rrisë mundësinë e të rinjëve për t’u angazhuar në aktivitete në natyrë dhe të stimulojë komunikimin ndëretnik ndërmjet qytetarëve që jetojnë në këtë zonë, duke çuar deri tek një imazh pozitiv për Zubin Potokun. Përmes kësaj, projekti ka mbështetur zhvillimin lokal ekonomik dhe poashtu ka kontribuar në përpjekjet për mbrojtjen e mjedisit, duke inkurajuar më tej zbatimin e projektit.

“Sot, ‘Outdoor In’ është bërë institucion për qytetin, një entitet jofitimprurës i cili mbledh industrinë e turizmit nga Zubin Potoku dhe komunat e tjera të veriut dhe vazhdon të ndihmojë në zhvillimin e turizmit, të mbrojë ambientin në Zubin Potok dhe të angazhojë aktorë nga sektori publik dhe privat poashtu. Duke filluar nga viti 2020, ne do të fokusohemi në arritjen e 20,000 turistëve në vit duke mbledhur 2 milion euro të hyra nga turizmi”, tha Dragisha Mijaqiq, drejtor i inTer në Zubin Potok.

Mijaqiq shtoi “Vetëm në vitin 2016, sektori i turizmit ka kontribuar në ekonominë e Zubin Potokut me përafërsisht 200,000 euro, i cili është rezultat direkt i punës ekipore. Kjo zonë ka potencial të madh për turizëm aktiv, megjithatë, para punës sonë nuk ka pasur iniciativa të turizmit në komunë. Dhe me mbështetjen e Bashkimit Evropian në Kosovë, ne kemi zhvilluar produkte për turistët të cilat janë tërheqëse që njerëzit të vijnë dhe të shijojnë bukurinë e komunës sonë.”

Në vitin 2018-2020 komuna e Zubin Potokut do të investojë së paku 3 milion euro në projekte që lidhen direkt me Strategjinë për zhvillimin e turizmit për vitin 2015-2020 e cila u zhvillua nga inTER. Ky investim pritet të ketë ndikim të madh në sektorin e turizmit dhe të ndihmojë në arritjen e vizionit strategjik për t’u bërë një zonë e njohur ndërkombëtarisht për turizëm aktiv i cili ofron një shumëllojshmëri të produkteve të cilësisë së lartë dhe eksperienca unike kulturore për turistët.

Dragisha Mijaqiq e sheh Kosovën si vend me potencial të madh për zhvillim dhe bashkëpunim në sektorin e turizmi duke thënë se “Ka iniciativa në Pejë, në luginën e Rugovës, ku OJQ Marimangat punon në produkte të ngjashme turistike. Megjithatë, ‘Outdoor In’ dhe OJQ Marimangat nuk konkurrojnë në tregun e njëjtë kështu që ne e shohim njëri tjetrin si partner dhe e mbështesim njëri tjetrin kurdo që mundemi. Që nga viti 2015 ‘Outdoor In’ dhe OJQ Marimanga kanë organizuar disa projekte të përbashkëta dhe në janar 2017 ne organizuam trajnim të përbashkët për shërbimet udhërrëfyese dhe shpëtuese të ‘Via Ferrata’.

Dragisha Mijaqiq e sheh Kosovën si vend me potencial të madh për zhvillim dhe bashkëpunim në sektorin e turizmi duke thënë se “Ka iniciativa në Pejë, në luginën e Rugovës, ku OJQ Marimangat punon në produkte të ngjashme turistike. Megjithatë, ‘Outdoor In’ dhe OJQ Marimangat nuk konkurrojnë në tregun e njëjtë kështu që ne e shohim njëri-tjetrin si partner dhe e mbështesim njëri-tjetrin kurdo që mundemi. Që nga viti 2015 ‘Outdoor In’ dhe OJQ Marimanga kanë organizuar disa projekte të përbashkëta dhe në janar 2017 ne organizuam trajnim të përbashkët për shërbimet udhërrëfyese dhe shpëtuese të “Via Ferrata”.

Konsumatorët e ‘Outdoor In’ përfshijnë një shumëllojshmëri të njerëzve nga komunat e tjera në veri, komunat e tjera të Kosovës dhe ndërkombëtarë.

‘Outdoor In’ ofron eksperiencë unike e cila ofron kombinim të aktivitete në mal dhe në liqen. Ata poashtu operojnë në një zonë e cila ende nuk është e mbingarkuar me turistë, kështu që përvoja është edhe më e jashtëzakonshme sesa në vendet e tjera. ‘Outdoor In’ i kushton vëmendje të veçantë cilësisë së pakove turistike dhe çështjeve të sigurisë e cila ofron nivel të lartë të kënaqësisë në mesin e konsumatorëve.

RRETH PROJEKTIT

‘Outdoor In’ mori mbështetje fillestare nga fondet Instrumentit të BE-së për para-anëtarësim (IPA) me një shumë prej €30,000 dhe u zbatua në komunën e Zubin Potokut në bashkëpunim me “Instituti për zhvillimin ekonomik territorial” – InTER dhe OJQ lokale “Kosovo Relief Committee” KRC. Fondet e IPA ndërtojnë kapacitetet e vendeve në të gjithë procesin e antëtarësimit, duke rezultuar në zhvillim progresiv dhe pozitiv. Projekti ‘Outdoor In’ ka kontibuar në zhvillimin ekonomik dhe cilësinë e jetës në komunën e Zubin Potokut dhe komunat e tjera në veri të Kosovës përmes përmirësimit të hapësirave gjelbëruese dhe potencialit të rritur për zhvillimin e turizmit.

Kuptoni më shumë rreth fondeve të IPA këtu: