Nëntor 22, 2021 | Monday

Milan Dobriq sjell festivalin “North City Jazz & Blues” përmes fotografisë

Momentet më të bukura të festivalit “North City Jazz & Blues” të regjistruara nga objektivi i kamerës së Milan Dobriqit, janë ekspozuar në Shtëpinë e Evropës në Mitrovicë të Veriut. Kjo është ekspozita e dytë personale e Dobriqit, e cila përmes fotografisë ekspozon disa nga xhaz dhe bluz performancat e mbajtura gjatë viteve 2017-2019 në festivalin “North City Jazz & Blues”.

Dobriq, i cili është edhe fotograf zyrtar i festivalit, thotë se kjo është ekspozita e tij e dytë, pas asaj të organizuar po ashtu në Shtëpinë e Evropës në Mitrovicë të Veriut. “Arsyeja pse e kam organizuar këtë ekspozitë ka të bëjë me faktin që festivali nuk ka funksionuar për tri vite, për shkak të arsyeve të ndryshme, duke përfshirë edhe pandeminë. Kështu që kjo ekspozitë është edhe një mënyrë për të rikujtuar festivalin dhe për të shpresuar që shumë shpejtë do të grumbullohemi sërish, ndoshta vitin tjetër në maj” – deklaron Dobriq për Radio Kontakt Plus.  

Ekspozita e cila organizohet nga Shtëpia e Evropës në Kosovë dhe mbështetet nga Zyra e BE-së në Kosovë, është e hapur çdo ditë punë deri me 24 dhjetor, nga ora 9:00 – 18:00, në Shtëpinë e Evropës në Mitrovicë të Veriut.