Prill 21, 2016 | Thursday

Gara e EUICC-së për projektin e gjelbërt Kosovë

“Një ambient të shëndetshëm” është dhurata më e mirë që mund tua dhurojmë gjeneratave të ardhshme. EUICC dëshiron të dijë se çfarë je duke bërë ti sot, për ta përmirësuar ambientin.  

 

Keni nisur ndonjë program riciklimi? Jeni duke i aplikuar masat per efiçiencë të energjisë në biznesin tuaj? Keni futur në përdorim teknologji te reja për të zvogëluar ndotjen dhe reduktuar humbjet? Si jeni duke e bërë ambientin më të gjëlbër ?

 

Dërgoni aktivitetin tuaj për garën e projektit të gjelbërt të EUICC-së që të keni rastin që projekti juaj të shpërblehet dhe te fitoni çmime atraktive ekologjike.

 

Çmimi i parë

 

Minigorilla + Panel Solar Palosës 6,5 Wp

http://www.solarbag-shop.de/minigorilla-faltbares-solarmodul-6-5wp.html

 

Çmimi i dytë

Solarmonkey Adventurer Karikues Solar

http://www.solarbag-shop.de/solarmonkey-adventurer-solarladegerat.html

 

Çmimi i tretë

 

4 Drita Solare për Hapësira të Gjelbra

 

Kush ka të drejtë aplikimi?

  • Shoqërisë civile
  • Qeveria
  • Bizneset
  • Shkollat
  • Individët

 

Dokumentet që duhet ti dërgoni?

 

  • Një faqe përmbledhje të aktivitetit tuaj dhe ndikimit që ka në ambient
  • Foto ose video të aktivitetit tuaj

 

Afati për dorëzimin e materialit është 27 maj në ora 18:00 përmes e-mailit në info@euicc-ks.com ose në formë të printuar në zyrat e EUICC-së në Prishtinë ose Mitrovicë të Veriut

Për më shumë informata vizitoni faqen tonë në internet www.euicc-ks.com