Janar 18, 2019 | Friday
Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian – EUICC në Mitrovicë të Veriut, në bashkëpunim me Ambasadën Austriake në Kosovë organizuan shfaqjen e filmit ‘First on Everest’ me regjisor filmbërësin austriak Gerald Salmina.
Filmi dokumentar përcjellë një ekspeditë e cila hulumton se si u provua të arrihej deri në Malin Everest gati një shekull më parë. Në vitin 1924, George Mallory dhe partneri Andrew Irvine e nisin udhëtimin e tyre dramatik drejt Majës Everest. Ata nuk kthehen kurrë. Në vitin 1999, kufoma e Mallory gjendet atje. Dokumentari përcjellë ekipin gjermano-austriak që dëshiron të rrëfejë dhe të gjejë të vërtetën mbi fatin e Andrew Irvine dhe ta gjejnë ndoshta kamerën me të cilën ata dy u nisën për në Everest.
Para se të shfaqej filmi, audienca pati mundësoi të angazhohej në diskutim me Uta Ibrahimin, Arben Lilën, Vesna Qosiqin dhe Aleksandar Tanaskoviqin – të cilët biseduan rreth aktiviteteve në natyrë dhe ngjitjes në majat e ndryshme të botës, si një mënyrë për të lidhur njerëzit nga profile të ndryshme.
Uta Ibrahimi, gruaja e parë shqiptare që u ngjit në Everest, e tregoi përvojën e saj personale dhe sfidën si një alpiniste.