Maj 8, 2016 | Sunday

Dita e Evropës 2016

Bashkimi Evropian në Kosovë ju fton që t’i bashkoheni aktiviteteve të Ditës së Evropës 2016! Ngjarjet janë të planifikuara në mbarë Kosovën nga data 6-15 maj, duke përfshirë aktivitete kulturore dhe sportive si dhe koncerte Live më 9 maj. Programin e detajuar mund ta gjeni më poshtë.

Dita e Evropës, 9 maji, shënon përvjetorin e fjalimit të ministrit të punëve të jashtme të Francës Robert Schuman ku u propozua themelimi i një komuniteti multi-kombëtar të kombeve, i njohur tash si Bashkimi Evropian. BE shënon këtë ditë me ngjarje festive në mbarë Evropën. Bashkohuni me ne në festën tonë për Evropën!