Maj 30, 2017 | E martë

Share This Post With:

Festimet e Ditës së Evropës në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së

Në Ditën e Evropës, institucionet e BE-së kanë hapur prapë dyert e tyre për publikun me një llojllojshmëri të aktiviteteve dhe ngjarjeve për të gjitha moshat. Çdo vit me mijëra njerëz marrin pjesë në ekspozita, shfaqje të artit rrugor, punëtori, ditë të hapura, koncerte, drama dhe lojëra për fëmijë dhe ngjarje tjera, për të shënuar ditën dhe për të ngritur vetëdijesimin për BE-në.

 

Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në Prishtinë dhe Mitrovicën Veriore u janë bashkangjitur festimeve rreth botës për të shënuar Ditën e Evropës në Kosovë, me aktivitete të ndryshme që përfshinin autobusin interaktiv, ekspozitën e librave, sheshin e BE-së, aktivitete për më të vegjlit, etj. me pjesëmarrje nga Zyra e BE-së/PSBE, EULEX-in, Ministrinë e Integrimit Evropian dhe shtete anëtare të BE-së.

 

Java e Evropës është nisur me Recitalin e Pianos të performuar nga dueti virtuoz ARIADITA me 8 Maj në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Dy pianiste të jashtëzakonshme, Ardita Statovci dhe Ariane Haering performuan repertorin e tyre që përbënte kryeveprat më të shquara të shekullit 20 të kompozitorëve klasik Evropian më të njohur, duke përfshirë një pjesë nga një kompozitor i lindur në Kosovë, para një audience të madhe Kosovare.

 

Dita e Evropës me 9 Maj është shënuar me një ekspozitë të librave të punuar me dorë, ku përmbajtja lidhur me BE-në ishte përgatitur nga fëmijët e Gjakovës, gjatë një punëtorie tre ditore të moderuar nga OJQ “Education Comes First” (Arsimi në Rend të Parë) në Gjakovë. Ekspozita e librit ishte përshëndetur ngrohtësisht nga Udhëheqësja e Zyrës së BE-së/Përfaqësuesja Speciale e BE-së, Znj. Nataliya Apostolova, dhe Ministrja e Integrimit Evropian, Znj. Mimoza Ahmetaj.

 

Me 9 Maj, autobusi interaktiv – Mësimi përmes Lojës u nis për t’i përfshirë të rinjtë nga Prizreni, Graqanica dhe Prishtina, duke ofruar lojëra zbavitëse grupore dhe sfida argëtuese, përderisa ofronte edhe informata lidhur me BE-në. Ky aktivitet është organizuar në partneritet me Muzeun Kombëtar të Kosovës dhe kishte për qëllim ofrimin e mundësisë për fëmijët të mësojnë lidhur me BE-në përmes lojërave dhe kuizeve të dizajnuara pikërisht për nxënës.

 

Destinacioni i fundit i autobusit interaktiv ishte sheshi i BE-së “Takohu me familjen Evropiane” e cila ishte zhvilluar në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, ku nëntë ambasada të shteteve anëtare të BE-së së bashku me Ministrinë e Integrimit Evropian dhe QIKBE-në ofruan publikime dhe informata lidhur me vendet e tyre përkatëse, dhe informata të tjera të përgjithshme lidhur me BE-në.

 

Udhëheqësja e Zyrës së BE-së/Përfaqësuesja Speciale e BE-së Nataliya Apostolova, së bashku me Ministren e Integrimit Evropian Mimoza Ahmetaj, ju bashkëngjitën aktiviteteve rrugore në qendër të Prishtinës. “Me 9 Maj ne festojmë paqen dhe bashkimin në Evropë. Në këtë ditë, ne ri-konfirmojmë vlerat tona të përbashkëta të solidaritetit, demokracisë, sundimit të ligjit, dhe lirisë”, tha Apostolova.

 

Një grup i artistëve të njohur të arteve pamore nga Prishtina dhe Mitrovica Veriore krijuan një mural në hapësira publike me temën e arsimit, që do t’ju dhurohet qyteteve si një ekspozitë e përhershme.

 

Koncerti live nga një rok grup prej Beogradit i quajtur Vroom, është mbajtur me 9 Maj në Mitrovicën Veriore, në kuadër të aktiviteteve të Ditës së Evropës që mblodhi një numër të madh të adhuruesve të rinj të muzikës.

Related Posts