Shtator 30, 2017 | Saturday
Shtatori në Qendrat Informative dhe Kulturore të BE-së në Prishtinë dhe në Mitrovicën e Veriut kishte të bëjë me Evropën Krijuese. Për të hedhur dritë mbi këtë program shumë të rëndësishëm për sektorin kulturor dhe audiovizual në Evropë, EUICC-të në Prishtinë dhe në Mitrovicën Veriore organizuan një fushatë informimi, të përbërë nga një numër ngjarjesh.
Evropa Krijuese është programi i Komisionit të BE që synon ta mbështesë sektorin kulturor dhe audiovizual në Evropë. Procesi i pranueshmërisë së Kosovës do të koordinohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Procesi do të mbështetet gjithashtu me përkrahje nga ekspertët e jashtëm. Buxheti i përgjithshëm i Evropës Krijuese për periudhën 2014-2020 është 1.46 miliardë euro dhe Kosova do të ketë të drejtë që të aplikojë sikurse vendet tjera.
Në një diskutim në panelin e EUICC-së në Prishtinë, Florim Canolli nga Ministria e Integrimit Evropian deklaroi se Kosova do të jetë e pranueshme për fondet e Evropës Krijuese që nga fillimi i vitit 2018. “Ne e kemi marrë draft marrëveshjen e parë për Evropën Krijuese dhe do të vazhdojmë me procedurat tjera, duke përfshirë ratifikimin e marrëveshjes në Parlament, kështu që Kosova do të jetë gati për këtë program deri në janar 2018” tha z. Canolli.
Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, z. Arben Zharku, tha në diskutimin në panel se komponenti audiovizual i Evropës Krijuese është shumë i rëndësishëm për industrinë e filmit në Kosovë. “Edhe po të mos ishim pjesë e programit, kishte bashkëpunime të suksesshme në mes të kompanive të produksionit të Kosovës dhe të Evropës” tha z. Zharku, duke iu referuar filmave të suksesshëm ndërkombëtar të koproduksionit “Shok” dhe “Home”.
“Evropa Kreative është një nga programet më të mira të Bashkimit Evropian, me inovacione të pabesueshme dhe ide të mira. Ky është një program mahnitës, sidomos për të rinjtë dhe krijuesit”, tha Mark Barret, Udhëheqës i Ekipit në Lehtësinë për Përgatitjen e Projekteve për Ministrinë e Integrimit Evropian, i implementuar nga Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), i cili më tej dha udhëzime të vlefshme për procesin e aplikimit.
Znj. Dominique Thiange (Belgjikë), ish eksperte për Programin ‘Kulturë për të Gjithë’ – Faza III (2014 – 2016), në një sesion informimi në EUICC në Prishtinë i prezantoi thirrjet aktuale të Evropës Krijuese, dha këshilla mbi procesin e aplikimit dhe një pasqyrë mbi përfitimet që fondet e Evropës Krijuese do t’i sjellin në sektorin kulturor të Kosovës.
Në një sesion informimi në EUICC në Mitrovicën e Veriut, një panel i përbërë nga përfaqësuesit e Ministrisë së Integrimit Evropian, z. Florim Canolli dhe z. Flamur Salihu, ndanë informata rreth Evropa Krijuese, kritereve të pranueshmërisë dhe e treguan një skicë të programeve tjera të BE-së në dispozicion në Kosovë.
Aktivitetet e EUICC-së në tetor do të fokusohen në temën e arsimit.