Qershor 29, 2017 | Thursday

Muaji i ngjarjeve dhe i aktiviteteve kulturore në EUICC

Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së i ka përqendruar aktivitetet mujore në temën e kulturës me autorë dhe artistë të Kosovës me një numër të ekspozitave fotografike, shfaqje të filmave dhe diskutime.

Qendra Informative dhe Kulturore të BE-së në Prishtinë organizoi një shfaqje të dokumentarit “Daullet e Rezistencës”, i shkruar nga Besa Luci dhe regji nga Mathieu Jouffre. Dokumentari u prodhua me ndihmën e projektit të financuar nga BE-ja ‘Kulturë për të gjithë’ dhe e tregon rezistencën paqësore të popullit të Kosovës gjatë viteve nëntëdhjetë pak pas rënies së Jugosllavisë.  

Besa Luci është kryeredaktore e Kosovo 2.0, një medium i pavarur që e angazhon shoqërinë në debat domethënës nëpërmjet faqes së saj multimediale në internet, revistave të shtypura, dhe ngjarjeve publike. Besa e bashkë-themeloi Kosovo 2.0 në vitin 2010, dhe krijoi një hapësirë për diskutime të ndryshme dhe të nevojshme plot me komente politike, sociale dhe kulturore dhe reportazhe.  Mathieu Jouffre është regjisor, që diplomoi nga shkolla e artit vizual të Lion. Ai e ka prodhuar dhe ka bashkëpunuar në shumë filma të shkurtër dhe dokumentarë për kinema dhe televizion, mes Francës dhe Ballkanit. Ai ka udhëtuar në rajon për një dekadë, dhe tani jeton dhe punon në Kosovë.

Sipas regjisorit Mathieu Jouffre, qëllimi i dokumentarit ishte portretizimi i storjeve të jetës reale përmes zërave të karaktereve në dokumentar, që është një përpjekje për t’i mbledhur copëzat e kujtimeve nga e kaluara dhe të flitet për përvojën e tyre personale. Filmi kryesisht fokusohet në sistemin arsimor paralel dhe në jetën publike që ka ndodhur në Kosovë gjatë periudhës së viteve të nëntëdhjeta nga perspektiva e njerëzve të zakonshëm të Kosovës dhe formave të ndryshme të pjesëmarrjes qytetare në atë kohë.

“Asnjë nga këto nuk po kujtohet e as nuk po bisedohet, dhe në qoftë se doni që të definoheni se kush jeni, duhet të shikoni në të kaluarën …”, tha Luci, autorja. Luci theksoi rëndësinë e ndjenjës së solidaritetit që ndodhte gjatë viteve të nëntëdhjeta, si një shtyllë kyçe për mbajtjen së bashku të shoqërisë në ato ditë. Ndër të tjera, dokumentari u përpoq t’i jap zë tregimit historik nëpër breza të ndryshëm dhe të hedhë dritë mbi atë periudhë historike që vazhdon të mos ketë dokumentim përkatës, sipas regjisorit Jouffre.

Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në Mitrovicën Veriore organizoi një ekspozitë të ilustrimeve dhe fotografisë nga dy artistë vendas, Goran Gligoviq dhe Milan Dobriq. Qëllimi i ekspozitës ishte promovimi dhe njohja me talentet e reja lokale dhe prezantimi i veprave të tyre një audience më të gjerë.

Goran Gligoviq, një ilustrues dhe artist i librave komik nga Zveçani, i përshkroi veprat e tij të shfaqura si një përzierje të temave dhe teknikave të cilat i ka punuar së fundi. Të gjitha ilustrimet e tij janë bërë në mënyrë digjitale dhe ato paraqesin një studim në ngjyrë dhe teknika të ndryshme.

Milani Dobriq, një fotograf nga Mitrovica e Veriut, vuri në dukje se si fotografitë e tij e paraqesin jetën e përditshme, të cilën ai përpiqet ta kapë dhe ta ruaj, ndërkohë që tema më dominante në veprat e tij ishte arti i muzikës, duke i përfshirë momentet më të paharrueshme të North City Jazz & Blues Festival nga ky vit.

Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së do të vazhdojë me një seri aktivitetesh kulturore gjatë muajit korrik dhe gusht që mbulojnë tema të tilla si Barazia dhe Diplomacia Kulturore.