Dhjetor 4, 2017 | Monday

Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së filloi fushatën mbi Sundimin e Ligjit dhe të Drejtat Themelore

Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në Prishtinë filloi fushatën e saj të nëntorit mbi temën e Sundimit të Ligjit dhe të Drejtat Themelore. Dokumentari “Pesë Kamerat e Thyera”, një produksion i përbashkët Palestinez/Izraelit nga Emad Burnat dhe Guy Davidi është një dokumentim i jetëve të përditshme të njerëzve Palestinez, beteja e tyre për paqe dhe të drejta themelore. Dokumentari ka fituar çmime në festivale të ndryshme filmash në mbarë botën, përfshirë edhe Dokumentarin më të Mirë Izraelit në Festivalin e Filmit në Jerusalem, si dhe Çmimi e Regjisë së Kinemasë Botërore në Festivalin e Filmit Sundance.

“Pesë Kamerat e Thyera” ishte pika e hapjes së edicionit 2012 të Dokufestit. Veton Nurkollari, Drejtori Artistik i Dokufestit udhëhoqi diskutimin me audiencën pas shfaqjes në EUICC. Diskutimi u përqendrua tek rëndësia e mediave të lira, ndikimi i tyre në ngritjen e vetëdijesimit publik, dhe shfrytëzimi i tye si mjet për promovimin e aktivizmit shoqëror. “Liria e të shprehurit është gjëja më e rëndësishme që një vend mund ta arrijë. Promovimi i mediave të lira dhe aktivizmi shoqëror kanë qenë gjithnjë qëllimet e para të Dokufestit”, tha Nurkollari.

Fushata mbi Sundimin e Ligjit dhe të Drejtat Themelore vazhdoi me një master-klasë mbi Lirinë e të Shprehurit dhe Ligjin për Media, me juristen e së drejtës së mediave Flutura Kusari në EUICC. Kusari paraqiti aspektet thelbësore dhe ilustroi me shembuj çështjen e lirisë së shprehjes, përfshirë edhe rolin e mediave, qasjen në dokumente publike, sinjalizimin, dhe të drejtat dhe përgjegjësitë e gazetarëve, si dhe çështje tjera të ndërlidhura. “Liria e shprehjes është një e drejtë themelore e njeriut e përbërë nga të drejta dhe obligime, e cila e mbështet sundimin e ligjit. Ajo i mundëson një individi që të informohet lidhur me vendimet e autoriteteve publike, i bënë ato të japin llogari dhe të përgjegjshme. Pa liri të shprehjes të garantuar është e vështirë të sigurohet sundimi i ligjit dhe një shtet demokratik.” tha Kusari.

Si pjesë e nismës së EUICC mbi Sundimin e Ligjit dhe të Drejtat Themelore, Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në Mitrovicën Veriore organizoi edhe një master-klasë me Millan Radonjiq nga BIRN dhe Zhelko Tvrdishiq nga Kontakt Plus, duke u përqendruar në rolin boshtor të mediave në mbështetjen e sundimit të ligjit. Millan Radonjiq nga BIRN theksoi rëndësinë e Ditëve të Mediave në BE-Ballkan Perëndimorë, në Tiranë.

EUICC në Mitrovicën Veriore gjithashtu organizoi një diskutim në panel “Sundimi i Ligjit dhe Përse kjo Vlen” lidhur me gjendjen e tanishme të sundimit të ligjit në Kosovë me përfaqësues të KB-së, Zyrës së BE-së/PSBE-së, OJQ-në Aktiv dhe EULEX-in. Folësit e këtij paneli bënë paraqitje lidhur me parimet bazë të sundimit të ligjit dhe si këto pasqyrohen tek qytetarët e Veriut dhe të drejtat e tyre themelore njerëzore. Përfaqësuesja e Zyrës së BE-së/PSBE-së, Katarina Grbesha theksoi rëndësinë e sundimit të ligjit duke e definuar atë si një nga vlerat thelbësore të BE-së.

 

EUICC në Prishtinë dhe Mitrovicën Veriore do të vazhdojnë me ngjarje për të shënuar Ditën e të Drejtave të Njeriut gjatë dhjetorit dhe me aktivitete mbi temën e kundër-korrupsionit.