Prill 12, 2016 | Tuesday

Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së (EUICC) në Prishtinë shperblen finalistët e garës për esenë më të mirë

Në një ceremoni dhe koktej rasti ambientet e Qendrës Informative dhe Kulturore të BE-së mirëpritën nxënës, prindër arsimtarë të dhjetë aplikantëve më të mirë të gares “Cfare do të thotë BE për mua”.

“Është me te vërtetë një pyetje shumë e vështirë për tu përgjigjur. Është e vështirë të flasësh për dicka të cilën nuk e ke provuar osë nuk ke qenë asnjëherë pjesë e saj. Është sikur një Siberian të flaës për një ditë të nxehtë në plazhë, të cilën ka mundur ta shoh vetëm në televizor” Kështu e kishte filluar esenë e sajë Bardha Citaku nxënëse e shkollës “Frang Bardhi” nga Mitrovica, së cilës i takoi cmimi i parë në këtë garë.

Esea e Jasmina Krama, nxënëse e klasës së 12-të nga Mitrovica e Veriut u cilësua si shkrimi i tretë më i mirë ndërsa me vendin e dytë në këtë garë u shperblye Rona Roka nga Gjakova.

Në fjalën e sajë Dinka Zhivalj zëdhënëse e zyrës së BE-së u shpreh të jetë e befasuar me pjekurinë në të menduar të nxënësve pjesmarrës në këtë garë. Për të gjitha pikat që ju keni folur në esetë tuaja, janë pikërisht ato tema për të cilat BE vazhdimisht flet nëpër evente dhe debate të ndryshme, sepse sundimi i ligjit, edukimi dhe tema të tjera si këto BE-i konsideron si kruciale për vendin.

Gara për esenë më të mirë me temën “Çfarë do të thotë BE për mua?” ishte gara e parë e EUICC-së për këtë vit, në ndërkohë EUICC shpejt do të lansojë edhe gara e tjera si ajo për projektin më të mirë të gjëlbër si dhe për filmin e shkurtë më të mirë.

Vendi i Parë

Vendi i Dytë

Vendi i Tretë

 

Me respekt, Stafi i EUICC-së