Mars 22, 2016 | Tuesday

Shfaqje dokumentari dhe debat në EUICC

Qendrat e EUICC-së në Prishtinë dhe Mitrovicë kanë vazhduar me fushatën dymujore “BE ka të bëjë me parandalimin e dhunës në baza gjinore”, duke filluar vitin me shfaqjen e dokumentarëve dhe debate.

Qendrat shfaqën dokumentarin e prodhuar nga BBC “All that stands in the ëay-Girls”, i cili paraqet jetën e katër vajzave nga Mbretëria e Bashkuar, Lesoto, Islanda dhe Jordania ku diskutonin dhe kontestonin lirinë e tyre dhe barazinë gjinore që ekziston në çdo shoqëri. Filmi shfaqi se barazia mes burrave dhe grave është një sfidë globale.

Dokumentari u pasua nga debate me panelistë nga fusha e kinematografisë dhe lobues të barazisë gjinore në të dy qendrat. Në Prishtinë, Sibel Halimi, sociologe dhe aktiviste për barazi gjinore si dhe Fadil Hysaj, regjisor dhe dramaturg biseduan për situatën  e të drejtat e grave në Kosovë, lirinë shoqërore dhe seksizmi me të cilin ata përballen çdo ditë. Znj Halimi deklaroi se, “Vetë gratë duhet të luftojmë seksizmin si një shkallët më të larta të vetëdijësimit, e cila do të bëjë që burrat të jenë të liruar nga pozita e tyre e konstruktuar shoqërore”.

Nga perspektiva e artit dhe ndikimit që kjo ka në barazinë gjinore, Z. Hysaj pohoi se vetë arti është mënyrë e të shprehurit dhe si e tillë, ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e të drejtave të grave. Më tej ai deklaroi se “fuqia e artit qëndron në shkatërrimin e stereotipeve, pavarësisht nga forma”.

Në qendrën në Mitrovicë të Veriut, pjesëmarrësit në audiencë identifikuan aspekte të ndryshme të drejtave të grave dhe barazisë gjinore duke diskutuar thelbin e problemit me udhëheqësin e programit në Qendrën Avokuese për Kulturë Demokratike, Z. Srđan Simonoviq. Duke punuar si udhëheqës i projektit që ka të bëj me fuqizimin e të drejtave pronësore të grave, z Simonoviq ka shprehur pikëpamjet e tij mbi barazinë gjinore në veri të Kosovës, duke theksuar nevojën për arsim te mirëfilltë dhe lirinë e zgjedhjes dhe shprehjes. Pjesëmarrësit, kryesisht nxënës të shkollave të mesme, kanë komentuar reagimin joadekuat të shoqërisë ndaj këtyre çështjeve por qëndrimet e tyre poashtu treguan se të rinjtë kanë nevojë dhe mund të mësohen se liria duhet të zbatohet për të gjithë pa dallim race, gjinie dhe etnie.

Fushata me temën “BE ka të bëjë me parandalimin e dhunës në baza gjinore” do të vazhdojë me ngjarjet edhe gjatë janarit. Qendra e EUICC-së në Prishtinë do të jetë nikoqire e Open House ekspozitës më 21 janar, ndërsa në 29 janar dy qendrat do të mbajnë ligjërata mbi artin feminist.