Tetor 8, 2015 | Thursday

EUICC mban punëtori mbi buxhetimin e përgjegjshëm gjinor

Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së ka organizuar punëtorinë mbi politikat e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në bashkëpunim me Rrjetin e Grupeve të Grave të Kosovës. Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor ka të bëjë me buxhetimin për barazi dhe drejtësinë sociale si dhe udhëzon për mënyrat se si bëhet planifikimi buxhetor.

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin kryesisht studentë të ekonomikut dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile. Donjeta Morina nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës theksoi se Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor (GRB) është një metodë më transparente, më efektive dhe më efikase për planifikimin dhe implementimin e buxheteve qeveritare. “Kjo mund të shpie drejt një barazie të përgjithshme ekonomike, politike dhe sociale duke siguruar se gratë, burrat, vajzat dhe djemtë përfitojnë në mënyrë të barabartë nga fondet publike”, shtoi ajo.

Me Ligjin e ri për Barazi Gjinore, Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor (BPGJ) është bërë obligim ligjor në Kosovë. Megjithatë shumë pak organizata buxhetore posedojnë përvojën për të integruar BPGJ-në.

Punëtoria e mbajtur në EUICC ishte pjesë e fushatës së Qendrës Informative dhe Kulturore të BE-së me temën “BE ka të bëjë me shoqërinë civile aktive”