Maj 21, 2024 | Tuesday
Ekspozita “Reagimi i përsosur” e Fitim Hazirit u hap në muajin mars në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë, ndërsa ai u angazhua në një diskutim me vizitorët më vonë gjatë prillit. Biseduam me të për të mësuar më shumë për praktikën e tij të veçantë artistike që konsiston në vija të vetme dhe ngjyrime të kaltra.
Pasi mbarova ciklin e vizatimeve vetëm me vija dhe ngjyrë të kaltër, fillova të mendoj si do t’i vendosja në një hapësirë dhe si do të ndodhte angazhimi dhe ndërveprimi. Duke qenë se përvojat e përditshme tregohen në mënyra të ndryshme dhe ne përqafojmë atë që mendojmë se është e jona, diçka e ngjashme ndodhi kur qëllimisht u kushtoja vëmendje veprimeve të mia dhe mënyrës si do të zgjidhja ta tregoja një storje ose një përvojë, qoftë personale apo e dëgjuar.
Vizatimin e përdor si teknikë parësore, në letër ose digjital. Zakonisht filloj nga fjalë që më janë ngulitur në mendime dhe është një moment ku unë përpiqem ta përkthej fjalën ose fjalët në formën e vizatimit të trupit të njeriut, vetëm me gjeste dhe pozicionime. Instalacioni dhe ndriçimi janë pjesët në zhvillim të imazhit që unë vizatoj fillimisht dhe duke e analizuar atë, filloj të mendoj si do të ndodhte storja e veçantë në një hapësirë zbrazët bazuar në të njëjtin imazh të letrës, e cila është gjithashtu një hapësirë e zbrazët.
Duke e parë trupin e një qenieje të gjallë si material që jeton në formën e vet natyrale, kjo më çon gjithashtu në idenë e jetesës paralele të materialeve të tjera të përpunuara që mund të përdoren për të treguar të njëjtën storje, por pa gjuhën e folur, vetëm me mesazhin që mbetet si formë.
Gjithçka që di dhe mësoj është e brendshme, ndërkohë që jam aktiv dhe e pranishëm. Të shërbesh si pasqyrë e ideve, njerëzve dhe shprehjeve, në kohën që po jetojmë është pjesë e kontekstit që unë eksploroj dhe përpunoj me teknika specifike.
Synimi i veprës sime artistike është që gjithmonë të mendoj në mënyra të reja për pozicionet që marrim, qofshin fizike apo emocionale, dhe se ka gjithmonë hapësirë për t’u zgjeruar brenda ideve tona dhe për të krijuar një vend ku ne funksionojmë me njëri-tjetrin dhe mjedisin rrethues.
Vetëdijshmëria kolektive dhe pavetëdijshmëria në trup si kujtim dhe si përjetim personal, duke i treguar përmes storjeve të të tjerëve. Përpiqem ta tregoj këtë në secilin vizatim, në mënyrë që shikuesi të mund të empatizojë me ta ose të lidhet në çdo formë emocionale që ata mund ta përjetojë. Ndërkohë që shikuesi priren të kërkojë kuptimin e imazhit, qëllimi im është t’i ndihmoj të reflektojnë për mendimet e tyre dhe të ngrenë pyetje për veten e tyre.
Format surrealiste të shprehjes kur bëhet fjalë për vizatime dhe narrativat janë zakonisht ato që nxjerr nga puna ime. Kjo portretizon idenë kryesore të përdorimit të ëndrrave dhe realitetit, vetëdijshmërisë dhe pavetëdijshmërisë të gjitha së bashku, kur ato përmbajnë poezi dhe imagjinatë, dhe të jep mundësinë të shtosh edhe një shtresë tjetër të gjërave, mendimeve dhe hapësirës së perceptuar.
Secili prej punimeve ka efektin që më bën të rimendoj kohën që më ka marrë ta realizoj, dhe kuptoj se storja e të gjithëve i mban së bashku si të ishin një trup.