Dhjetor 4, 2018 | Tuesday

Në EUICC në Prishtinë u hap ekspozita ‘Klithma e heshtjes së gruas’

Në Qendrën Informative dhe Kulturore të Bashkimit Evropian në Prishtinë u hap mbrëmë ekspozita “Klithma e heshtjes së gruas” e dy artisteve Mjellma Goranci Firzi dhe Shqipe Kamberi.

47421262_900623390269507_7443000795789787136_n

Në kuadër të dhjetorit i cili në EUICC do të festojë suksesin e grave kosovare të cilat çdo ditë po e dëshmojnë fuqinë e tyre në art dhe kulturë, e kësisoj edhe në diplomacy kulturore, ekspozitën mbrëmë e hapi Vjosa Berisha, kryesuese e EUICC, e cila tregoi se Bashkimi Evropian vazhdon të jetë mbështetës i fuqishëm i artit e kulturës në Kosovë.

47462616_351282212366610_7062198124764200960_n

47292991_775440796142549_6441194601641410560_n

“Unë dhe Shqipja po bashkëpunojmë për herë të dytë, dhe kjo sepse e trajtojmë temën e figurës së gruas. Shpresoj që të gjithë e kuptoni sonte mesazhin e artit tim: jo dhunës fizike, seksuale, duhet ta luftojmë këtë dukuri dhe duhet ta përkrahim njëri-tjetrin. Shoqëria jonë duhet ta kuptojë që femra duhet të ketë një pozitë më të mirë në shoqëri, për një familje më të shëndoshë” tha në hapjen e ekspozitës Mjellma Goranci Firzi.

Ekspozita solli gruan si kryefjalë, përtej vetëm bukurisë dhe sharmit të saj, drejt kauzës për të luftuar kundër dhunës në familje dhe kundër dhunës ndaj gruas, e cila shpesh na tronditë me shpërfaqjen e saj në shoqëri.

Vjosa Berisha prezantoi artistet dhe ftoi audiencën që ta shijojë ekspozitën e cila në muret e EUICC-së i dha hijeshi mbrëmjes.

47322220_211279589757712_8274763333404459008_n

Ekspozita e njëjtë ka udhëtuar në disa shtete evropiane, përfshirë këtu Gjermaninë, Holandën, Austrinë e Bullgarinë, për të përçuar të njëjtin mesazh, që figura e femrës të mbetet e shenjtë dhe e pa dhunuar.

Ekspozita do të vazhdojë të qëndrojë e hapur në këtë Qendër. Sot prej orës 19:00 regjisorja More Raça do të jetë në një bashkëbisedim në këtë qendër, pasi të shfaqet filmi i saj “Ajo”. Nesër, e mërkurë, me fillim prej orës 16:00, gratë e suksesshme kosovare që janë edhe drejtoresha të festivaleve më të rëndësishme dhe institucioneve kulturore më me nam do të bisedojnë rreth diplomacisë kulturore dhe fuqisë së gruas në këtë diplomaci.