Shtator 07, 2020 | E hënë

Share This Post With:

‘Në kohë të pandemisë: Ndikimi në artin dhe kulturën në Kosovë’

Me datë 9 shtator, duke filluar prej orës 14:00, Shtëpia e Evropës ju fton ta përcillni diskutimin rreth temës ‘Në kohë të pandemisë: Ndikimi në artin dhe kulturën në Kosovë’.

Diskutimi do të reflektojë mbi gjendjen aktuale të skenës së artit e kulturës në Kosovë dhe ndikimit që ka pasur pandemia në këtë skenë. Të gjitha aktivitetet kulturore janë suspenduar për një kohë të pacaktuar dhe skena kulturore në Kosovë ka kaluar në formatin online.

Bashkë me artistë, përfaqësues të projekteve kulturore në BE dhe përfaqësues të Ministrisë së Rinisë, Kulturës dhe Sportit, do të provojmë të gjejmë zgjidhje në këtë situatë.

Diskutimi i panelit do të transmetohet online, përmes faqeve tona në Facebook.

SHIKOJE DISKUTIMIN KËTU!