Korrik 07, 2020 | E martë

Share This Post With:

Në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë u hap ekspozita ‘Ditarët e Depresionit’

Me datë 3 korrik, në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë është hapur ekspozita ‘Ditarët e Depresionit’ me autor Ferdi Limanin.

”Ditarët e Depresionit” është projekt që ka nisur pikërisht për të krijuar hapësiren për të folur lirshëm mbi përjetimet njerëzore dhe pasojat e tyre në individin dhe çdokënd përreth, pa harruar të adresojë edhe problemet institucionale me të cilat përballen njerëzit me çrregullime të shëndetit mendor, me fokus depresionin.

Projekti është iniciativë e gazetares Leonora Aliu, e cila përmes përjetimeve familjare dhe depreisonin tek nëna e saj po synon që të nxitë debatin në diskursin publik dhe të iniciojë ndryshime.

Ekspozita e realizuar nga Ferdi Limani, si pjesë e projektit “Ditarët e Depresionit” është reflektim i një dromcë përjetimi sa personal, aq të përbashkët që ka për synim ta thyej heshtjen përmes rrëfimeve personale të njerëzve që kanë vuajtur nga depresioni.