Mars 2, 2015 | Monday

Aftësi të reja për t’u përshtatur me tregun e ri të punës në BE

Bashkimi Evropian kohët e fundit është duke e kthyer vëmendjen e vet tek numri në rritje i të rinjve në Evropë që nuk po mund të gjejnë punë për shkak të krizës financiare në Evropë. BE-ja po planifikon të sigurojë ndihmë për shtetet anëtare në luftimin e papunësisë së të rinjve duke i ndihmuar ata që braktisin shkollën dhe janë të pakualifikuar që të kthehen në shkollë ose të kryejnë trajnime profesional.

Përveç kësaj, BE-ja është duke i mbështetur shtetet anëtare për të zhvilluar praktikantë me cilësi të larta dhe programe të trajnimeve si një mjet efektiv për rritjen e punësimit tek të rinjtë. Kjo qasje është fokusuar kryesisht në arsimin profesional dhe tranzicionin nga shkolla në punë si dhe pajisjen e këtyre të rinjve me aftësi të duhura dhe përvojën për punësim të qëndrueshëm.

Qëllimi është për të kombinuar veçanërisht trajnimin në vendin e punës dhe kurset e zanatit si një metodë për të arritur aftësitë e reja për tu adaptuar në vende të reja të punës. Kjo metodë e kombinuar është parashikuar për të promovuar parashikimin më të mirë të aftësive që janë të nevojshme në të ardhmen, të zhvilloj aftësi më të mira që përputhen me nevojat e tregut të punës dhe aftësitë e nevojshme, të kapërcej hendekun në mes të botëve të arsimit dhe asaj të punës.

Departamenti i Punësimit, Çështjeve Sociale dhe Përfshirjes në Komisionin Evropian ka publikuar një broshurë me informata për “adresimin e punësimit të të rinjve në BE” duke përfshirë edhe shifrat e pjesëmarrjes së të rinjve në tregun e punës:

  • Më shumë se 5 milionë të rinj të moshës 15-24 janë të papunë në BE sot (që përfaqëson një normë papunësie prej 21,9%).
  • Më shumë se 33% e të papunëve nën moshën 25 kanë qenë të papunë për më shumë se një vit në vitin 2013.
  • 7.5 milionë evropianë të rinj mes 15 dhe 24 nuk janë të punësuar, nuk vijojnë shkollën dhe as ndonjë trajnim (NEETs).
  • Të rinjtë janë në rrezik shumë më të madh nga pasiguria: 42,7% e të punësuarve të rinjve ishin në kontrata të përkohshme në vitin 2013 në krahasim me 13,8% të popullsisë së përgjithshëm që është në moshën e punës, dhe 31,9% kishin punë me kohë të pjesshme, në krahasim me 19,6% të punëtorëve në përgjithësi.
  • Të rinjtë janë goditur në mënyrë disproporcionale nga kriza. Gjatë katër viteve të fundit, norma e përgjithshme e punësimit për të rinjtë ra tri herë më shumë sesa për të rriturit.
  • Ka një hendek prej gati 50 për qind në mes të një vendi të BE-së me shkallën më të ulët të papunësisë së të rinjve (Gjermani me 7,8% në korrik të 2014) dhe me një vend të BE-së me shkallën më të lartë, Spanjës (53,8% në korrik të vitit 2014).
  • Ka mospërputhje të dukshme të shkathtësive në tregun e punës së Evropës.
  • Pavarësisht nga kriza, ka mbi 2 milionë vende të lira në BE.

Duke pas parasysh këto fakte alarmante, Aleanca Evropiane për Praktikantë (EAfA), e koordinuar bashkërisht nga DG për Arsim dhe Kulturë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Punësimit, Çështjeve Sociale dhe Përfshirjen, që ka për qëllim të sjellë së bashku autoritetet, bizneset, partnerët socialë, ofruesit e VET, përfaqësues të rinisë, dhe aktorë të tjerë kyç në mënyrë që të promovojnë skemat të praktikantëve dhe zanatlinjve dhe iniciativa në tërë Evropën me qëllime të artikuluara qartë, siç janë: reforma e sistemeve të proceseve praktikës dhe zanatit, promovimin e përfitimit nga praktika, përdorimin e zgjuar të fondeve dhe burimeve. Megjithatë, suksesi i kësaj iniciative do të mbështetet në angazhimin e partnerëve të saj, sidomos përmes rrjetit të ambasadorëve dhe premtimeve nga ana e palëve të interesuara.