Tetor 18, 2019 | Friday

Ngjarjet tematike të BE-së: Subkultura dhe rinia

Europe House – Shtëpia e Evropës në Mitrovicën e Veriut organizoi gjatë tetorit një debat rreth subkulturës dhe rinisë, me hip-hop artistin Danilo Đurić –Londaneze dhe me sociologun Ivan Baščarević.

Dyshja foli rreth karakteristikave të subkulturës në Mitrovicën e Veriut, duke përmendur këtu edhe aktivizmin e ushtruar me vite me anë të kulturës. Diskutimi preku edhe pjesën e subkulturës së Jugosllavisë së dikurshme dhe me faktin se si kjo subkulturë ka ndryshuar nëpër vite: 70-tat ishin të karakterizuara nga përdorimi i substancave të ndryshme, 80-tat nga stili punk dhe gotik dhe huliganët e futbollit dhe të 90-tat karakterizoheshin me kulturën rave – apo shprehjen e vetvetes në një formë të lirshme.