Gusht 24, 2022 | Wednesday

Nis edicioni i katërt i Festivalit Evropian të Filmit në Kosovë

Me shfaqjen e filmit “Easy living” të regjisorëve Orso dhe Peter Mikawava, mbrëmë në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë nisi edhe zyrtarisht edicioni i katërt i Festivalit Evropian të Filmit në Kosovë.

Filmdashës të shumtë shijuan komedinë melankolike në të cilën realiteti bashkëkohor i disa emigrantëve filtrohet përmes syve të një fëmiu dhe kthehet në një aventurë.

Nata e dytë e festivalit vazhdon sonte në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë me shfaqjen e filmit “My thoughts are silent” të zhanrit komedi-dramë, dhe vazhdon me 25 gusht me shfaqjen e filmit “Her Job” në qendrën kulturore 7 Arte në Mitrovicë. Ndëkohë festivali mbyllet me 26 gusht me shfaqjen e filmit “Even Mice belong in Heaven”në Shtëpinë e Evropës në Mitrovicë të Veriut.

Festivali Evropian i Filmit është ndër ngjarjet më të rëndësishme të kinematografisë Evropiane dhe botërore, që mbahet çdo vit, me traditë 30 vjeçare, dhe mbështetët nga Bashkimi Evropian, e organizohet dhe mbikqyret nga CineEuropa, konventa më e madhe e kinematografisë në Evropë. Në Kosovë organizohet për të katërtin vit radhazi nga Shtëpia e Evropës në Kosovë dhe mbështetur nga Bashkimi Evropian.