Tetor 10, 2019 | Thursday

Një bisedë inspiruese me artisten Alketa Xhafa Mripa

Alketa Xhafa Mripa do të vazhdojë të jetë aktiviste për të drejtat e njeriut, por edhe një artiste e cila gjithmonë godet fuqishëm me artin e saj thumbues.

Në Shtëpinë e Evropës ajo ka qenë e ftuar speciale në “Bisedat Inspiruese të BE-së”, ku edhe ka treguar për projektet e saj. “Kurrë s’je shumë e re me pri dhe me pru drejtësi” thotë Alketa.

Para audiencës ajo ka folur për projektet e saj dhe për faktin se si asnjë punë artistike e saj nuk e lë anash edhe barazinë, drejtësinë, për të gjithë si të barabartë. Disa prej punëve më të mira të Alketës janë “Mendoj për ty”, “Edhe muret kanë vesh”, “Refugees Welcome” dhe të tjera punë në mediume të ndryshme. #EUInspirationalTalks #Bisedainspiruese