Qershor 19, 2019 | Wednesday

Panel diskutimi në Europe House mbi reformat në Kodin Civil

Me 17 qershor 2019, Europe House dhe Programi i BE-së për Kodin Civil së bashku organizuan një diskutim të frytshëm në kontributin e Kodit të ri Civil në ndërmarrësinë e grave dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës.

Eksperti në projektin për Kodin Civil, Haxhi Gashi, tregoi se kjo është faza e dytë e projektit që pritet të pranohet dhe adaptohet edhe nga Qeveria. Gashi ka treguar se ky Kod më në fund po i sqaron më shumë kontratat. Kodi në fjalë poashtu do të rregullojë disa aspekte legjislative në ekonomi.

Linda Shala nga Women’s Chamber of Commerce, tregoi se çdo amandamentim në ligj duhet të marrë paraysh edhe ligjin ekzistues.

Kjo ngjarje ishte pjesë e aktiviteteve në kuadër të Fushatës për Zhvillim Ekonomik #LetsTalkEconomy.