Maj 26, 2016 | Thursday

Photo Blog: Maj 2016

Ngjarje të shumta festive janë organizuar nga zyra e BE-së, Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në bashkëpunim me ambasadat e shteteve evropiane, në shumë qytete të Kosovës për të shënuar ditën e Evropës 9 Majin.

 

Aktivitete të të gjitha llojeve, Mëso për Evropën, Shijo Evropën, Pikturo të ardhmen tënde Evropiane, performanca muzikore nga Misbah&Friends me veprat e kompozitorëve të njohur Evropian, Ekspozita me Kryeqytetet Evropiane Kulturore, dhe të tjera aktivitete me motive evropiane janë zhvilluar në këtë ditë të veqantë duke i përmbyllur të gjitha me Koncertin e ditës së Evropës në Prishtinë dhe Mitrovicë të veriut.

 

 

asdeu

Kreu i zyrës së BE-së në Kosovë Samuel Zbogar dhe ministri i integrimeve evropiane, Bekim Collaku përgjatë vizitës së tyre në sheshin “Zahir Pajaziti” për tu bërë pjesë e aktivitetit Mëso për Evropën dhe Shijo Evropën, më pas duke bërë një ndalesë tek këndi i ambasadës Finlandeze.

 

Ekspozita me fotografi nga kryeqytetet evropiane të Kulturës përgjatë historisë dhe qytetet e 2016-tës,  Ërocłaë, Poloni dhe San Sebastian, Spanjë.

Photo Credit: European Union in Kosovo

 

Pjesmarrësit në rradhë për tu bërë pjesë e aktivitetit dhe kuzit Mëso për Evropën, Shijo Evropën. Qytetarë të të gjitha moshave u bënë pjesë e kësaj ngjarjeje, të cilët më pas u shpërblyen me ushqim dhe pije tradicionale nga qytete të ndryshme evropiane.

 

Gara humanitare e vrapimit 5 km,  në Pejë ishte organizuar në bashkëpunim me Komunen e Pejës dhe Kforin Italian.

 

Njëra nga artistët e rinjë, pikturon të ardhmen e saj Evropiane.

 

Interpretues të rinjë nga shkolla e artit Misbah & Friends, të cilët sollën vepra të njohura nga Kompozitorë Evropian në sheshin “Zahir Pajaziti”.

 

Qendra e video lojërave, Kupa e  UEFA-së  2016

 

Koncerti i ditës së Evropës, performanca e grupit OBORRI.

 

Bendi Suedez Vita Bergen me performancën e tyre përmbyllin ditën e evropës 2016 në sheshin “Zahir Pajaziti”.

 

Bendi Kroat Llollobrigida, përgjatë performancës së tyre në Mitrovicë të veriut.

 

Ekspozita me fotografi e ish presidentit të Republikës Çeke dhe shkrimtarit të njohur Václav Havel, “The Times They Are A-Changin.” u organizua në bashkëpunim me ambasadën e Republikës së Çekisë.