Maj 3, 2018 | Thursday

Photoblog: Prezantimi i Raportit të Progresit për Kosovën dhe fjala e Ambasadores Apostolova në EUICC

Me datë 17 prill, Përfaqësuesja e Lartë dhe Nënkryetarja e Komisionit Evropian – Federica Mogherini bashkë me Komisionerin për Zgjerim – Johannes Hahn prezantuan në Parlamentin Evropian në Strasburg Paketën Vjetore të Zgjerimit.

Komisioni Evropian kësisoj e miratoi Paketën Vjetore të Zgjerimit, duke përfshirë këtu shtatë raporte individuale shtetërore që dëshmojnë implementimin e politikave zgjeruese të Bashkimit Evropian, që bazohet në kritere të vendosura dhe në kushtëzim të drejtë e rigoroz.

Photoblog - Foto 1

Komisioni ka vendosur të hapë negociatat e pranimit me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe me Shqipërinë, ndërsa do të punojë rreth aplikacionit të Bosnjës. Në Kosovë do të vazhdohet puna me autoritetet shtetërore dhe me Marrëveshjen për Stabilizim e Asocim.

Photoblog - Fotoja 2

Në të njëjtën ditë u prezantua edhe Raporti i Progresit/Raporti Shtetëror për vitin 2018-të për Kosovën. Sipas të dhënave të raportit, Kosova është në një fazë të hershme të luftës kundër korrupsionit ndërsa ka përgatitje të hershme në reformat e administratës publike dhe lirisë së shprehjes.

Photoblog - Fotoja 3

“Kur flasim për Kosovën, nuk ka dyshim që ditët dhe muajt në vazhdim do të jenë me plot punë dhe përkushtim, por me mund dhe me ndihmën e Bashkimit Evropian në regjion atëherë gjërat do të mund të rregullohen” ka thënë mes tjerash Ambasadorja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë – Nataliya Apostolova në fjalën e saj në Qendrën Informative dhe Kulturore të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Photoblog - Fotoja 4

“Ka pasur edhe suksese. Ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi në mars të këtij viti ishte një moment i veçantë, i pritur shumë gjatë dhe një hap i madh drejt liberalizimit të vizave…[…]. Raporti i Progresit jep të dhëna dhe rekomandime për autoritetet e Kosovës për 12-të muajt e ardhshëm, hapa këta të cilët autoritetet do të duhet ti marrin me seriozitet. Kjo duhet të kuptohet si një udhëheqje pozitive për të ndihmuar Kosovën të lëvizë përpara. Bashkimi Evropian do të vazhdojë ndihmën e dhënë në Kosovë” ka thënë mes tjerash Apostolova.

Raportin në tërësi mund ta lexoni në këtë link:

https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/sites/near/files/20180417-kosovo-report.pdf