Shtator 29, 2021 | Wednesday
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen vizitoi Kosovën sot, ku u prit nga Ambasadori i BE-së Tomash Sunjog dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla. Presidentja Von der Leyen pati takime të ndara me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, dhe me kryeministrin Albin Kurti.
Së bashku me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, vizituan kopshtin “Cicërimat”, i ndërtuar me përkrahjen e BE-së.
Pas takimit me stafin e kopshtit dhe njohjes me fëmijët, presidentja Von der Leyen mbajti një konferencë për medie së bashku me kryeministrin Kurti.