Qershor 29, 2017 | Thursday

Muaji i kulturës dhe diplomacisë në EUICC

Disa ngjarje interesante kulturore dhe formale mbi tema të ndryshme u organizuan në dy Qendrat EUICC gjatë këtij muaji, duke filluar me një ekspozitë të fotografive dhe ilustrimeve në Qendrën e Mitrovicës së Veriut, për të vazhduar me shfaqjen e dokumentarit “Daullet e Rezistencës” dhe edicionin e tretë të “Njihuni me ambasadorin” me ambasadën holandeze në  Prishtinë.  

image3

Ekspozita në EUICC MV, ishte një prezantim i dy artistëve vendas Goran Gligoviq dhe Milan Dobriq dhe qëllimi i saj ishte promovimi dhe vlerësimi i talenteve të reja lokale duke i treguar veprat e tyre një audience më të gjerë. (Foto nga: EUICC)

image1

Goran Gligoviq, një ilustrues nga Zveçani, ka punuar kohëve të fundit në një përzierje të temave dhe teknikave të ndryshme dhe të gjitha ilustrimet e tij janë bërë në mënyrë digjitale dhe përfaqësojnë një studim të teknikave me ngjyra dhe forma të ndryshme. (Foto nga: EUICC)

image4

Ekspozita u vlerësua lartë nga vizitorët, ku përfshiheshin artistë lokal, entuziastë të artit, studentë dhe profesorë që i kontribuuan një atmosfere të gjallë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 23 qershor 2017. (Foto nga: EUICC)

image8

“Daullet e Rezistencës”, i shkruar nga Besa Luci dhe regji nga Mathieu Jouffre dhe i prodhuar me ndihmën e projektit të financuar nga BE ‘Kulturës për të gjithë’, një dokumentar i cili e portretizon sistemin paralel shkollor dhe jetën publike të Kosovës gjatë shtetit jugosllav, u shfaq në EUICC si pjesë e ‘Netët e kinemasë’. (Foto nga: EUICC)

image5

Autorët Besa Luci dhe Mathieu Jouffre ishin të pranishëm në shfaqje dhe më vonë morën pjesë në diskutim me audiencën në lidhje me dokumentarin (Foto nga.: EUICC)

Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në Mitrovicën Veriore organizoi promovimin e librit të parë dhe leximin e poezisë. Libri në fjalë ka të bëjë me përmbledhjen e 12-të poezive nga Zoran Nedelkoviq i titulluar “Me pendën e feniksit”. (Foto nga: EUICC)

image2

Libri i trajton temat si ekzistencializmi, metafizika, dashuria, pavdekësia, jeta dhe vdekja. Poezitë u lexuan nga Milica Orloviq, gazetare dhe sociologe. (Foto nga: EUICC)

image7

Qendra Informative dhe kulturore e BE-së në Prishtinë, ka organizuar suksesshëm edhe një edicion të ngjarjeve “Njihuni me ambasadorin”, kësaj rradhe me ambasadoren e Holandës, znjsh. Gerrie Willems. (Foto nga: EUICC)

image6

Znj. Willems foli për modelin holandez të demokracisë përfaqësuese parlamentare, një monarki kushtetuese dhe një shtet i decentralizuar, si dhe për rëndësine e barazisë gjinore dhe përfshirjen e grave në mekanizmat vendimmarrës. (Foto nga EUICC)