Maj 27, 2016 | Friday

Sekreti prapa suksesit të sistemit shkollor të Finlandës

Anne Huhtamäki, Ambassador of Finland to Kosovo

Cili është sekreti i suksesit të nxënësve finlandezë në krahasimet ndërkombëtare të arsimit?

Nxënësit  finlandezë janë ndër më të mirët në Anketën PISA, Programi  i OECD-së për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve për nxënësit e moshës 15 vjeçare. Në anketën PISA të vitit 2012 Finlanda ishte më e mira në shkrim-lexim dhe shkencë në mesin e vendeve evropiane.

Sistemi i shkollor finlandez nuk ka sekrete: sistemi shkollor finlandez është ndërtuar dhe zhvilluar gjatë dekadave. Disa nga risitë janë më të vjetra, e disa më të reja. Asnjë sistem shkollor drejtpërdrejtë nuk mund të eksportohen në një vend tjetër, por Finlanda me kënaqësi i ndan praktikat e mira në lidhje me atë se si është zhvilluar sistemi shkollor finlandez. Finlanda aktualisht është duke mbështetur zhvillimin e sektorit të arsimit në Kosovë duke udhëhequr Projektin e Binjakëzimit të BE-së “Mbështetja për zbatimin e Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë 2011-2016”.

Picture_blog_EUICCCopy: Visit Finland/Elina Sirparanta

Si finlandez jam veçanërisht krenar që arsimi themelor është falas për të gjithë nxënësit. Nxënësit gjithashtu marrin falas materialet mësimore, ushqimin në shkollë, udhëtimin për në shkollë dhe prapa dhe kujdesin shëndetësor dhe dentar në shkollë.

Ministria Finlandeze e Arsimit ka analizuar se çfarë e ka bërë mësimin e nxënësve finlandezë të suksesshëm. Tre faktorët kryesorë për suksesin e nxënësve finlandezë janë:

  • Sistemi arsimor siguron arsimin themelor të njëjtë për të gjithë grup-moshën. Thelbi i arsimit finlandez është shkolla nëntë-vjeçare gjithëpërfshirëse.

  • Mësimdhënësit shumë kompetentë.

  • Autonomia që i është dhënë shkollave.

 

Mësimdhënësit finlandez janë shumë të arsimuar dhe fuqishëm të angazhuar në punën e tyre

Shkolla gjithëpërfshirëse përfshinë klasat 1-9 dhe është e destinuar për të gjithë grup-moshën  7-16 vjeçare. Finlanda ka ndryshuar sistemin e saj shkollor në një sistem gjithëpërfshirës shkollor në periudhën 1972-78. Më pak se dy për qind e fëmijëve shkojnë në shkollat private.

Të gjithë mësimdhënësit kanë diplomë Masteri. Numri i kandidatëve për studimet pedagogjike është i madh dhe kandidatët më të mirë mund përzgjidhen. Arsimimi i mësimdhënësve është i një cilësie shumë të lartë në Finlandë dhe kjo minimizon ndryshimet në standardet e shkollimit në pjesë të ndryshme të vendit.

Shkollat finlandeze kanë shumë liri në aranzhimin e mësimdhënies. Vetëm kurrikula thelbësore e shkollave përpilohet për përdorim në mbarë vendin. Në këtë mënyrë është e mundur të kujdesemi më mirë për nevojat individuale të nxënësve.

Asnjë nxënës nuk lihet prapa në shkollë

Në shkollat finlandeze kujdes i veçantë i kushtohet mbështetjes individuale për mësim dhe mirëqenie. Parimi i arsimit special të cilësisë së lartë dhe diagnostikimit të hershëm garantojnë se askush nuk lihet prapa.

Shkollat finlandeze kanë zhvilluar praktikat e tyre më të mira për dekada të tëra. Megjithatë, ne duhet të mbajmë lartë dhe vazhdimisht të zhvillojmë arsimin e cilësisë së mirë në Finlandë ashtu që edhe studentët e ardhshëm të kenë rezultate të shkëlqyera.

Link:  http://www.minedu.fi