Tetor 25, 2019 | Friday

Shfaqja e filmit ‘Backstage’ me regji nga Andrea Sedlackova

Europe House – Shtëpia e Evropës në bashkëpunim me Zyrën Ndërlidhëse të Republikës Sllovake në Prishtinë patën kënaqësinë të shfaqin filmin ‘Backstage’ (2018) me regji nga Andrea Sedlackova.

Kur trupa e vallëtarëve ‘West Coast Crew’, nën këshillat e koreografit Buddy, ftohet për një garë të rëndësishme në një emision televiziv, vallëtarët zbulojnë ëndrrat e tyre për të qenë fituesit e garës.

Gara fillon të bëhet më e fortë dhe më vështirë e përballueshme, ndërsa këtu hyjnë në lojë xhelozia, egoja personale dhe konfliktet që mund të rrezikojnë ta përçajnë këtë grup.