Maj 30, 2018 | Wednesday

Shpallja e fituesve të përbashkët të garës së posterëve për Arsim Cilësor

Më 7 maj u hap ekspozita në Veri të Mitrovicës dhe në Prishtinë me posterët më të mirë nga gara që ishte e hapur për audiencën, ndërsa dy fituesit i morën shpërblimet e tyre.

41905911912_9226c50480_b

Në Mitrovicë, Ambasadorja Apostolova e shpërbleu z. Srdjan Conic, ndërsa znj. Adea Ademi u shpërblye në Prishtinë nga Riccardo Serri – shef i sektorit politik, ekonomik dhe të integrimit evropian.

27086354367_5b91893de4_b

Serri uroi për fillimin e fushatës për arsim cilësor dhe deklaroi se Bashkimi Evropian në Kosovë do të vazhdojë të sigurojë financimin e përmirësimit të arsimit.

Dhjetë posterë ende janë të ekspozuar në objektet e EUICC në Prishtinë për të kremtuar arsimin cilësor dhe rëndësinë e mësimdhënësve dhe arsimit për një të ardhme më të ndritshme për të gjithë qytetarët e Kosovës.

27086362017_f007232360_b

Në, Mitrovicë çmimi iu nda Srdjan Conicit.

Të dy fituesit morën nga 500 euro.