Maj 19, 2020 | E martë

Share This Post With:

Shpëtim Selmani është laureati i Kosovës me Çmimin e BE-së për Letërsinë 2020

Shpëtim Selmani, autor dhe aktor nga Kosova, është fituesi nga Kosova i Çmimit të BE-së për Letërsinë 2020.

Shpëtim Selmani lindi më 16 maj 1986. Zotëron diplomë master nga Akademia e Arteve në Universitetin e Prishtinës. Ai luan në shfaqje teatrore në vend dhe ndërkombëtarisht, dhe ka marrë çmime për aktrimin e tij. Është kontribues i rregullt në blogun alternativ S’bunker. Ka marrë pjesë në rezidencën letrare ‘Krokodili’ në Beograd, Serbi, në vitin 2014, dhe 3 vjet më vonë ka marrë pjesë në rezidencën letrare ‘Poeteka – Tirana in Between’ në Tiranë, Shqipëri. Ka marrë pjesë në panairin e librit në Lajpcig në 2017.