Shtator 20, 2021 | Monday

Studentë dhe profesionistë të rinj mësojnë bazat e Dizajnit Grafik në Shtëpinë e Evropës në Mitrovicën e Veriut

Dymbëdhjetë studentë dhe profesionistë të rinj nga Prishtina, Vushtrria dhe Mitrovica e Veriut, ndoqën Master-klasën: Bazat e Dizajnit Grafik, organizuar nga Shtëpia e Evropës në Kosovë, si dhe ligjëruar nga dizajneri grafik Aleksandar Kasaloviq.

Mbajtur në ambientet e European House në Mitrovicën e Veriut, Master klasa u mundësoi pjesëmarrësve të njihen me teknikat themelore të dizajnit grafik. Aleksandra, studente 17 vjeçare e dizajnit grafik në Mitrovicën Veriore, ishte një nga pjesëmarrëset e Master-klasës. Ajo deklaroi që klasa master ishte vërtet ndihmë për të.  

 “Me të vërtetë më pëlqeu kjo Master klasë, pasi përveç gjërave që mësojmë në fakultet, na përgatiti për botën reale – për shembull si të sillemi me klientin, si të caktojmë prioritetet tona, si dhe të krijojmë emrin për veten tonë, por edhe të jemi unikë dhe krijues. Vërtet ndihem e frymëzuar pasi mora pjesë në këtë Master-klasë, si dhe mezi pres që ta zbatoj në praktikë. Sot kuptova se dizajni grafik nuk ka kufij, është gjuhë universale e kuptuar nga të gjitha kombet në botë, e kjo është vërtet e bukur – deklaroi Aleksandra.  

Nazlime Kozhani, studente e dizajnit të modës nga Prishtina, ishte një pjesëmarrëse tjetër që ndoqi Master-klasën. Ajo tha se për shkak të profesionit të saj, Master klasa ishte shumë e dobishme për të. “Në të ardhmen, do të përpiqem të zbatoj njohuritë e fituara sot, pasi janë vërtet të rëndësishme në dizajnin e modës” – deklaroi Kozhani. 

Master klasa e organizuar nga Shtëpia Evropiane në Kosovë, financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, synon të rrisë kapacitetet e studentëve dhe profesionistëve të rinj në fushën e dizajnit grafik.