Mars 28, 2022 | Monday
Shpëtim Ramadani, student i Biokimisë nga Ferizaji, së fundmi është përzgjedhur si njëri nga anëtarët e gjeneratës së dytë të Ambasadorëve të Rinj Evropian (YEA).
Aktivizmi në baza vullnetare për Shpëtimin ka filluar qysh nga shkolla fillore, ku fillimisht është angazhuar në organizata të ndryshme lokale. Në vitin 2020, Shpëtimi iu bashkua njërës prej organizatave më të mëdha në qytetin e tij: Kuvendit të të Rinjëve të Ferziajt (KRF).
Ndërkohë në tetor të vitit 2020 u zgjodh anëtar i Bordit Këshillor Rinor (Youth Advisory Board) në kuadër të projektit Up To Youth, i implementuar nga USAID. Si anëtar i Bordit Këshillor Rinor, Shpëtimi ka qenë pjesëmarrës në aktivitete të shumta vullnetare si bashkë-organizator i trajnimeve për të rinjtë nga komuna të ndryshme të Kosovës, dhe në të njëjtën kohë duke shërbyer si këshilltar për idetë dhe projektet e të rinjëve. Fushatat vetëdijësuse ndaj fenomeneve të ndryshme shoqërore po ashtu kanë qenë pjesë e aktiviteve të projektit, dhë njëra ndërt to në të cilin morri pjesë ishte ajo për ngritjen e vetëdijes për vaksinim ndaj Covid-19.
Përveç organizatave lokale dhe nacionale, Shpëtimi ka punuar edhe në organizata rajonale si RYCO. Si pjesë e kësaj organizate të mbështetur nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Shpëtimi ka qenë i angazhuar në projektin e shkëmbimit rajonal të vullnetarëve ROUTEWB6.
Gjithashtu, në kuadër të kësaj organizate Shpëtimi ka qenë pjesë e punëtorisë Regional Youth Peace Lab, ku pas trajnimeve me ekspertë të ndryshëm, së bashku me të rinj të tjerë pjesëmarrës kanë hartuar politika që nxisin krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë, në mënyrë që të jenë sa më mobil në arsim, punësim, aktivizëm qytetar dhe të tjera.
Shpëtimi ndjehet i nderuar të jetë përzgjedhur si njëri nga Ambasadorët e Rinj Evropian. Ai thotë se do të vazhdojë të avokojë për të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe sociale, mbrojtjen e mjedisit, dhe tema të tjera me interes. Së bashku me Ambasadorët e Rinj Evropianë nga Kosova dhe rajoni, Shpëtimi thotë se do të mundohen të kontribuojnë për një shoqëri dhe të ardhme më të mirë, gjithmonë duke promovuar vlerat e Bashkimit Evropian, dhe duke synuar integrimin evropian.