Tetor 19, 2018 | Friday
Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian në Mitrovicë të Veriut organizoi ngjarjen ‘The Actor in Socially Engaging Plays’ me ligjërues Aleksandar Dindic, profesor në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Mitrovicës dhe PhD i Arteve në Departamentin e Aktrimit në Fakultetin e Arteve në Beograd.
Fokusi kryesor i ligjëratës ishte se si të aktrohet në shfaqje dhe drama ku trajtohet shoqëria dhe publiku, në mënyrë që të ndikohet në ndryshimin social dhe politik me anë të bashkëpunimit me individë, me komunitete dhe institucione në krijimin e një arti pjesëmarrës.
Gjatë ligjëratës erdhën në vëmendje disa prej përvojave të Dindic në dramat ‘The Workers Die Singing’ (Radnici umiru pevajući), ‘ Life Stands, Life goes on’ (Život stoji, život ide dalje) dhe ‘ A Triptych on Workers’ (Triptih o radnicima). Shfaqja e fundit, me skenariste Tijana Grumic, trajton çështjen e grave që punojnë në fabrikë dhe faktin se pronarët e këtyre fabrikave kanë fokusin vetëm në profitin dhe prodhimin maksimal dhe jo edhe në mirëqenien e punëtoreve, marrë parasysh shpesh edhe kushtet e tmerrshme të punës. Duke e pasur këtë në mendje, Aleksandar Dindic pati diçka të shtonte.
“Provoj gjithmonë që njohurinë time ta përçoj tek studentët e mi, që ata të mund të mësojnë diçka. Është e rëndësishme të dëgjohet një zë prej teatrit. Aktorët e kanë nderin të përfaqësojnë zërin e secilit prej nesh, zërin e punëtorëve dhe njerëzve të rëndomtë’.
Qëllimi i ngjarjes ishte promovimi i aktivizmit shoqëror me anë të kulturës dhe angazhimi që komuniteti të bëhet sa më shumë pjesë e këtyre aktiviteteve, sepse aktivizmi shoqëror mund të jetë produktiv sidomos me anë të artit e kulturës.