Shtator 3, 2019 | Tuesday
i-Portunus është një pilot projekt afatshkurtër, i përzgjedhur dhe financuar nga programi i Evropës Krijuese i Bashkimit Evropian, për ta testuar një skemë të lëvizshmërisë për artistët dhe profesionistët e kulturës. Menaxhohet nga një konsorcium i udhëhequr nga Goethe-Instituti me Institutin Francez, Izolyatsia dhe Nida Art Conoly i Akademisë së Arteve Vilnius.
Thirrja e tretë për aplikime për këtë pilot program është shpallur më 14 gusht (afati: 5 shtator 14:00 CEST). Është e fundit nga tri thirrjet për ta përkrahur financiarisht lëvizjen e artistëve dhe profesionistëve të kulturës të të gjitha moshave, kombësive, kualifikimeve arsimore dhe niveleve të përvojës, me qëndrim të ligjshëm në një vend që merr pjesë në programin e Evropës Krijuese, duke zgjedhur një lëvizshmëri ndërkufitare në një vend dhe duke marrë pjesë në programin e Evropës Krijuese.
Me projektet si i-Portunus, programi Evropa Krijuese e Bashkimit Evropian kryen eksperimente se si të lehtësohet më së miri lëvizshmëria ndër-kufitare e artistëve. Kjo lloj e lëvizshmërisë do të bëhet Veprim i përhershëm në programin Evropa Krijuese për 2021-2027.