Mars 12, 2021 | Friday

Thirrje për aplikime Program Trajnimi

Rreth nesh

Pomilo Blumm srl dhe Koperativa shpk, agjenci me renome të komunikimit në Itali dhe Kosovë përkatësisht, janë aktualisht duke zbatuar Shërbimet e Komunikimit BE-ja për Kosovën, me financim nga Zyra e BE-së në Kosovë. Ata janë aktualisht në kërkim të një individi të vetë-motivuar, që dëshiron të mësojë më shumë rreth detyrave të menaxhimit të eventeve, të zyrës së pritjes, dhe të sekretarisë.

Projekti po kërkon studentë ose të diplomuar shumë të motivuar dhe ambiciozë, që duan të jenë praktikant Programin për Praktikë në Punë, i cili fokusohet në planifikimin, promovimin dhe ekzekutimin e eventeve tematike dhe fushatave të ardhshme. Programi për Praktikë në Punë do t’u ndihmojë të diplomuarve të zhvillojnë shkathtësitë e tyre në mënyrë profesionale, me një kohëzgjatje deri në 3+3 muaj. Praktikanti/ja duhet të jetë në gjendje të përkushtohet për të paktën 20 orë në javë. Datat/oraret janë fleksibile, si dhe datat e fillimit dhe mbarimit të praktikës, dhe mund t’i përshtaten orarit të studentit/es të përzgjedhur, por kandidati/ja ideal(e) duhet të jetë në gjendje të përkushtohet për të paktën 4 orë në ditë, mundësisht pasdite.

Qëllimi kryesor i projektit është t’u sigurojë qytetarëve në Kosovë dhe grupeve specifike të targetuara, informacion mbi BE-në, politikat e saj dhe programet e saj, si dhe të sigurojë ndihmë për Zyrtarin e Zyrës së Pritjes / Administratorin e Qendrës për t’u dhënë përgjigje efikase pyetjeve të qytetarëve. Mbi të gjitha, qëllimi është që të rinjtë e vendit të pajisen me përvojë të vlefshme dhe t’u mundësohet të fitojnë njohuri të çmuara rreth zyrës së pritjes dhe administratës në fushën specifike të tregut të punës.

Pozita e praktikantit/es – 1

Në çka konsiston puna e përditshme e një praktikanti/je? (Detyrat dhe Përgjegjësitë)

  • Përfitimi i përvojës së drejtpërdrejtë në lidhje me mënyrën si punon Evropa, zhvillimi i kompetencave dhe shkathtësive të reja në përputhje me interesat tuaja personale dhe aspiratat profesionale.
  • Sigurimi i informacionit për BE-në për qytetarët e Kosovës dhe grupe specifike të targetuara.
  • Ofrimi i ndihmës Ekipit të Projektit për të kryer aktivitete të efektshme në terren.
  • Kontributi për evente specifike me ide të reja dhe zgjidhje inovative.
  • Sigurimi i ndihmës për mbledhjen e informacionit përkatës për të ftuarit dhe eventet e mundshme.
  • Zëvendësimi i Zyrtarit të Pritjes / Administratorit të Qendrës kur ky mungon, duke qenë përgjegjës për përgjigjet në pyetjet e qytetarëve.
  • Sigurimi i mbështetjes për detyrat administrative dhe aktivitetet e Shtëpisë së Evropës në operacionet e përditshme.
  • Sigurimi i ndihmës për çdo detyrë tjetër që kontribuon në mbarëvajtjen e punës në Shtëpinë e Evropës, përfshirë pjesëmarrjen në takime dhe evente.

Çka presim prej teje? (Kualifikimet)

  • Student/e (ose i/e sapodiplomuar);
  • Folës/e amtar(e) i/e një ose më shumë gjuhëve lokale;
  • Njohje e shkëlqyeshme e anglishtes (si e shkruar dhe e folur), njohja e gjuhëve të tjera lokale do të ishte avantazh;
  • Njohuri të përgjithshme për vlerat evropiane;
  • Shkathtësi të mira shkrimi dhe kompjuteri;
  • Shfaqja e iniciativës dhe aftësia për të punuar në mënyrë të pavarur dhe nën presion;
  • Qasje me mendje të hapur ndaj temave evropiane;
  • Interes për të mësuar rreth mjedisit të punës së Shtëpisë së Evropës;
  • Gatishmëri për të punuar në një mjedis multikulturor;
  • Qëndrim proaktiv;
  • Fleksibilitet ndaj orarit të punës;

Hapat e procedurës së përzgjedhjes:

AplikimetNGA 12 mars 2021 (ora 12:00) DERI MË 22 mars 2021 (ora 12:00)
VlerësimiNGA 22 DERI MË 29 mars 2021
Përzgjedhja Prill 2021
Praktikë12 prill 2021 – 15 korrik 2021 (me kohë të pjesshme)
Mundësia e zgjatjes me periudhë 3 mujore
  1. Aplikimet shqyrtohen sipas kritereve të pranueshmërisë të përcaktuara në Thirrjen për Praktikë në Punë. 
  2. Kandidatët e pranueshëm do të shqyrtohen nga juria e përcaktuar e pavarur.
  3. Kandidatëve të listës së ngushtë u kërkohet t’i nënshtrohen një vlerësimi të mëtejshëm (p.sh. intervistë telefonike / online / intervistë e regjistruar video,) për të vlerësuar përshtatshmërinë e tyre për rolin, për të diskutuar pritjet reciproke, dhe datën e mundshme të fillimit. 
  4. Si rezultat i vlerësimit të mësipërm, kandidatët mund të përzgjidhen, të refuzohen ose të vendosen në një listë rezervë për pozitat e ardhshme.
  5. Kandidati/ja i/e suksesshëm do të marrë një ofertë për Praktikë në Punë, ku do të shënohet data e fillimit dhe kohëzgjatja deri në 3 muaj e praktikës.

Kriteret (Kërkesat)

Dorëzoni CV dhe letër motivimi deri në 400 fjalë, në të cilën do të shpjegoni pse dëshironi të bëheni pjesë e këtij programi për praktikë në punë, në email adresën: jobs@europehouse-kosovo.com