Korrik 13, 2022 | Wednesday

Thirrje për artistë: Hapeni ekspozitën tuaj në Shtëpinë e Evropës në Mitrovicë të Veriut

Jeni një artist me vepra të dalluara artistike apo artist ambicioz në krijim e sipër? Dëshironi të ekspozoni punën tuaj në Shtëpinë e Evropës në Mitrovicën e Veriut?

U bëjmë thirrje të gjithë piktorëve, fotografëve, skulptorëve dhe artistëve të tjerë bashkëkohorë që të aplikojnë për të hapur ekspozitat tuaja individuale dhe për të ekspozuar punën tuaj.

Përveç hapësirës, Shtëpia e Evropës do të mbështesë ekspozitën tuaj me materiale promovuese siç janë postimet në mediat sociale dhe të tjera.

Nëse jeni të interesuar, na dërgoni një email me një biografi të shkurtër dhe fotografi të veprave të juaja artistike në info@europehouse-kosovo.com, jo më vonë se data 20 korrik 2022!