Maj 15, 2023 | Monday
Me vendndodhje në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut, Shtëpia e Evropës në Kosovë është qendër që ofron informata për Bashkimin Evropian dhe shërben si qendër kulturore dhe hapësirë pune/studimi. Shtëpia e Evropës në Kosovë po e kërkon një person të motivuar dhe me përvojë në administrim të zyrës/menaxhim të ngjarjeve, që t’i bashkohet ekipit të Shtëpisë së Evropës si Zyrtar/e për Helpdesk/Asistent/e për Ngjarje.
Ky person do të jetë përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve të përditshme të Shtëpisë së Evropës në Prishtinë, për organizimin e ngjarjeve dhe fushatave, për ofrimin e informatave për vizitorë dhe për korrespondencë me palë të shumta që e shfrytëzojnë objektin.
Përshkrimi i pozitës:
Konkretisht, Zyrtari/ja për Helpdesk/Asistenti/ja për Ngjarje:
Kërkesat e detyrueshme:
Diploma e fakultetit (Bachelor ose e barazvlefshme) në fushën e komunikimit/marketingut ose në ndonjë fushë të ngjajshme, ose pesë (5) vjet përvojë pune të ngjajshme. Kërkohet njohja e gjuhës angleze dhe serbe.
Përvoja profesionale e përgjithshme:
Së paku tri (3) vjet përvojë pune në organizimin e ngjarjeve publike, seminareve, konferencave dhe aktiviteteve të komunikimit (krahas pesë viteve të përvojës profesionale, të cilat përbëjnë zëvendësim për diplomën nëse eksperti/ja nuk e ka diplomën që kërkohet në kuadër të kualifikimeve dhe shkathtësive).
Përvoja profesionale specifike:
Përvoja (të paktën për 6 muaj) si anëtar/e i/e personelit mbështetës (d.m.th. Administrator/e/Helpdesk) në së paku 2 projekte në fushën e komunikimit dhe/ose kontaktimit.
Çfarë ofrojmë?
Aplikimi
Nëse jeni të interesuar të bëheni pjesë e ekipit tonë, luteni ta dërgoni një letër përcjellëse dhe CV-në në info@europehouse-kosovo.com deri me datën 13 maj, në orën 17:00. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
*Projekti i BE-së për Shërbimet e Komunikimit në Kosovë zbatohet nga Pomilo Blumm srl dhe Koperativa sh.p.k., agjenci këto të njohura të komunikimit në Itali dhe Kosovë përkatësisht, ndërsa financohet nga Zyra e BE-së në Kosovë. Qëllimi kryesor i projektit është që qytetarëve të Kosovës dhe grupeve specifike të synuara t’u ofrojë informata për BE-në dhe politikat e programet e saj, ndërsa Zyrës së BE-së në Kosovë t’i ofrojë ndihmë për të kryer aktivitete efikase të komunikimit në terren.