Maj 15, 2023 | Monday

Vend i lirë pune: Zyrtar/e për Helpdesk/Asistent/e për Ngjarje, Shtëpia e Evropës në Prishtinë

Me vendndodhje në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut, Shtëpia e Evropës në Kosovë është qendër që ofron informata për Bashkimin Evropian dhe shërben si qendër kulturore dhe hapësirë pune/studimi. Shtëpia e Evropës në Kosovë po e kërkon një person të motivuar dhe me përvojë në administrim të zyrës/menaxhim të ngjarjeve, që t’i bashkohet ekipit të Shtëpisë së Evropës si Zyrtar/e për Helpdesk/Asistent/e për Ngjarje.

Ky person do të jetë përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve të përditshme të Shtëpisë së Evropës në Prishtinë, për organizimin e ngjarjeve dhe fushatave, për ofrimin e informatave për vizitorë dhe për korrespondencë me palë të shumta që e shfrytëzojnë objektin.

Përshkrimi i pozitës:

Konkretisht, Zyrtari/ja për Helpdesk/Asistenti/ja për Ngjarje:

  1. do ta zëvendësojë Menaxherin e Ngjarjeve dhe Fushatave kur mungon dhe rrjedhimisht, do të jetë përgjegjës/e për të gjitha kërkesat logjistike dhe aspektet praktike të fushatave dhe ngjarjeve të komunikimit, dhe
  • do të jetë pika e parë e kontaktit për të gjithë vizitorët në Shtëpinë e Evropës. Ai/ajo do të kryejë edhe detyra sekretarie, do të merret me korrespondencat dhe do të funksionojë si ekip nën drejtimin e Udhëheqësit dhe Drejtorit të Ekipit të Projektit dhe në bashkëveprim të ngushtë me Zyrën e BE-së.

 Kërkesat e detyrueshme:

Diploma e fakultetit (Bachelor ose e barazvlefshme) në fushën e komunikimit/marketingut ose në ndonjë fushë të ngjajshme, ose pesë (5) vjet përvojë pune të ngjajshme. Kërkohet njohja e gjuhës angleze dhe serbe.

Përvoja profesionale e përgjithshme:

Së paku tri (3) vjet përvojë pune në organizimin e ngjarjeve publike, seminareve, konferencave dhe aktiviteteve të komunikimit (krahas pesë viteve të përvojës profesionale, të cilat përbëjnë zëvendësim për diplomën nëse eksperti/ja nuk e ka diplomën që kërkohet në kuadër të kualifikimeve dhe shkathtësive).

Përvoja profesionale specifike:

Përvoja (të paktën për 6 muaj) si anëtar/e i/e personelit mbështetës (d.m.th. Administrator/e/Helpdesk) në së paku 2 projekte në fushën e komunikimit dhe/ose kontaktimit.

Çfarë ofrojmë?

  • Pagë konkurruese
  • Mundësi për të mësuar për BE-në dhe programet e saj
  • Një shans për ta zgjeruar rrethin profesional

Aplikimi

Nëse jeni të interesuar të bëheni pjesë e ekipit tonë, luteni ta dërgoni një letër përcjellëse dhe CV-në në info@europehouse-kosovo.com para datës 22 maj, në orën 17:00.  Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

*Projekti i BE-së për Shërbimet e Komunikimit në Kosovë zbatohet nga Pomilo Blumm srl dhe Koperativa sh.p.k., agjenci këto të njohura të komunikimit në Itali dhe Kosovë përkatësisht, ndërsa financohet nga Zyra e BE-së në Kosovë. Qëllimi kryesor i projektit është që qytetarëve të Kosovës dhe grupeve specifike të synuara t’u ofrojë informata për BE-në dhe politikat e programet e saj, ndërsa Zyrës së BE-së në Kosovë t’i ofrojë ndihmë për të kryer aktivitete efikase të komunikimit në terren.