Gusht 30, 2016 | Tuesday
Me një vështrim të shkurtër muajit gusht, shihet që ky muaj është i mbushur i teri me festivale e aktivitete të shumta kulturore. Padyshim një pjesë e konsiderueshme e këtyre ngjarjeve më karakter kulturor të përmasave jo vetem lokale, bëhet i mundur falë vullnetarizmit të të rinjve.
Kjo koincidon edhe më fushatën e lansuar në këtë muaj nga EUICC “BE ka të bëjë me fuqizimin e të rinjve” ku përgjatë dy muajve do të këtë aktivitete me theks të veçantë te rinia.
Në fotot në vijim portretizojnë vullnetarët në aktivitete të ndyshme, duke e përkrahur stafin në realizimin e këtyre ngjarje që prezantojnë Kosovën në formën më të mirë për pjesëmarrësit.
DokuFest 2016
“Këta njerëz, disa prej të cilëve kanë punuar pa u lodhur për muaj me radhë, janë përgjegjësit që e kanë bërë të mundur mbajtjen e DokuFest-it”! – DokuFest Facebook
Imazhet në vijim paraqesin punën e palodhshme të vullnetarëve në DokuFest2016
Burimi: DokuFest2016
DokuFest2016 që filloi më 5 gusht 2016 dhe vazhdoi deri më 13 gusht 2016, ka pritur mysafirë nga mbarë bota me veprat e tyre. Artistë, filmbërës, grupe muzikore etj. u mblodhën që gjatë këtyre ditëve të shihnin filma dokumentarë vendorë dhe ndërkombëtarë dhe të merrnin pjesë në panele e të energjizoheshin nga vendi. Tema e këtij edicioni të DokuFest ishte korrupsioni, temë kjo që ngjalli një interesim mjaft të madh te publiku për t’i ndjekur filmat dhe debatet qe trajtonin këtë dukuri negative të shume shoqërive në botë.
Festivali, tashmë i organizuar për herë të dytë, bashkoi DJ të ndryshëm nga Kosova dhe bota. Kreativiteti i shfaqjes me laserë, bashkë me muzikën, nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e vullnetarëve të rinj.
“Summit-i u bë dy vjeç falë energjisë tuaj pozitive e punës së të gjithëve, së bashku! Falemnderit vullnetarëve, ekipit, mbështetësve, sponsorëve për përkrahjen vazhdueshme e të sinqertë”. – Leart Zeqa Summit Fest Organizator
Burimi: Summit Fest
The Ideas Partnership
Kjo OJQ vendore që është e angazhauar për fuqizimin e komuniteteve pakicë, punën e tyre kryesisht e kanë të bazuar te vullnetarët. Si në mësimin në klasë, transportin e materialeve, ngritjen e fondeve ose ndihmën për fuqizimin ekonomik të grupeve të grave, një vullnetar është gjithmonë aty. “Shumica e ideve tona vijnë nga vullnetarët”. Most of our ideas have come from volunteers”. – The Ideas Partnership
Kjo foto tregon punën e vullnetars së re që organizon kurse shkrim-leximi për një grup të të rinjve të komunitetit rom në Kosovë.
Burimi – The Ideas Partnership
Ta pastrojmë Kosovën!
Iniciativa qytetare “Ta Pastrojmë Kosovën” merret me aktivitete që kanë të bëjnë me ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit në Kosovë. Për të adresuar problemin, shumë qytetarë marrin pjesë në aksionet e pastrimit në tërë Kosovën. Në fotot në vijim, shohim vullnetarët e Iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën”.
Burimi: Ta pastrojmë Kosovën
Koordinatori i iniciativës “Ta pastrojmë Kosovën”, Luan Hasanaj, është shprehur i lumtur me pastrimin e kësaj qendre (shih foton), për të cilën thotë se ka qenë e frekuentuar shumë nga fëmijët, të cilët përveç mbeturinave, janë rrezikuar nga pickimet e gjarpërinjve.
“Aksionet do të vazhdojnë edhe më tej, jo vetëm për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave, por edhe për vetëdijësimin e qytetarëve dhe institucioneve, për përgjegjësitë që kanë karshi mjedisit”. – Faqja e internetit e Ta pastrojmë Kosovën
“Ta Pastrojmë Kosovën tanimë është shtrirë në të gjitha komunat e Kosovës, në secilën komunë funksionojnë grupe të vullnetarëve të cilët aktivisht merren me adresimin e problemeve mjedisore si dhe organizimin e aksioneve të pastrimit të deponive ilegale”. – Ta pastrojmë Kosovën
Vollnetarët për EUICC-në
Në gusht, vullnetarët përkrahën Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së të shpërndajë informata për garën e tanishme për filmat e shkurtër zhvillimor të BE-së, ku filmat më të mirë që paraqesin një projekt të financuar nga BE-ja kanë mundësinë të fitojnë çmime. EUICC angazhoi vullnetarë të shpërndoajnë fletushka informuese për publikun rreth garës përgjatë ngjarjeve të DokuFest-it.