Dhjetor 27, 2024 | Friday
Ndër vite, BE-ja ka kontribuari ndjeshëm në sektorin e energjisë në Kosovë, me qëllim promovimin e përdorimit të qëndrueshëm të energjisë dhe burimve te rinovueshme të energjisë, përmes fushatës sonë #PërEnergjiTëMirë. Fushata #ForGoodEnvironment ishte një vazhdimësi e këtyre përpjekjeve, duke punuar në shumë nivele, përfshirë mbështetjen e drejtpërdrejtë të institucioneve dhe punën me fëmijë dhe të rinj për të promovuar një ndryshim kulturor dhe të sjelljeve drejt mbrojtjes së mjedisit.
Në vitin 2024, ne vazhduam përpjekjet tona për të promovuar energjinë e gjelbër dhe një mjedis të mirë duke realizuar aktivitete që bashkuan shkrimtarë, fëmijë, shkolla, organizata të shoqërisë civile, institucione publike dhe komunitete në të gjithë Kosovën për të kontribuar për një të ardhme më të vetëdijshme për mjedisin dhe energjinë.
BE-ja vazhdon të mbështesë një mjedis më të mirë në Kosovë duke investuar në komponentët më të rëndësishëm të jetës sociale të saj, duke filluar nga mbështetja e drejtpërdrejtë për institucionet publike për të zbatuar politika më të gjelbra dhe më të qëndrueshme deri te mbështetja e investimeve kapitale dhe, më e rëndësishmja, duke punuar drejtpërdrejt me fëmijët, për të siguruar që brezat e ardhshëm të jenë ata që do të praktikojnë plotësisht një mënyrë jetese të qëndrueshme. Këtë vit, BE-ja në Kosovë zhvilloi aktivitete ndihmëse në shkollat fillore publike, organizoi punëtori për kompostimin, publikoi libra dhe gjithashtu prodhoi video të shkurtra argëtuese dhe edukative për rrjetet sociale me fëmijë dhe aktorë të njohur, në mënyrë që të arrinte te njerëzit.
Përmes aktiviteteve informuese nëpër shkolla fillore, qëllimi ishte të rritet ndërgjegjësimi për mbrojtjen e mjedisit, të ardhmen e gjelbër dhe energjinë e rinovueshme duke angazhuar nxënësit në aktivitete argëtuese dhe informuese. Ligjërata të shkurtra mbi energjinë e gjelbër u pasuan nga lojëra si Green Energy Bingo, përmes së cilave nxënësit mësuan parimet e energjisë së gjelbër.
Në verë, bashkëpunuam me Festivalin e Gjelbër Mitrovica, ku organizuam një lexim të serisë së librave ‘Planet Defenders’ të publikuar nga Europe House. Përveç lansimit frymëzues të serisë së librave ‘Planet Defenders’ të autorit Arben Kllokoqi me fëmijët në një ngjarje interaktive në Europe House Prishtinë, ne gjithashtu përfituam nga rasti për të diskutuar me autorin rreth punës dhe angazhimit të tij për një mjedis më të mirë.
Në shënim të fillimit të vitit shkollor për fëmijët dhe festimin e Ditës Botërore të Pastrimit më 20 shtator, ne punonim me shpejtësi për të siguruar që energjia e mirë të arrijë në të gjithë Kosovën. Gjatë gjithë shtatorit, ne realizuam serinë e punëtorive “Kampionët e Kompostimit”, të organizuara në bashkëpunim me partnerët lokal në Prishtinë dhe Mitrovicën e Veriut. Punëtoritë ofruan fëmijëve të moshës 8-12 dhe 12-16 përvojë të mësimit praktik mbi mënyrën e kompostimit të mbeturinave organike përmes prezantimeve dhe aktiviteteve “bëje vetë”.
Pjesëmarrësit lidhen me natyrën ndërsa zbulojnë se si kompostimi ndihmon në reduktimin e mbeturinave, mbështet biodiversitetin dhe promovon një mënyrë jetese pa mbeturina. Punëtoria kishte për qëllim të mësojë dhe të frymëzojë fëmijët për të adoptuar zakone miqësore për mjedisin dhe të bëhen avokatë për mbrojtjen e mjedisit duke i pajisur ata me njohuri praktike për kompostimin dhe reduktimin e mbeturinave, si dhe duke i fuqizuar ata për të filluar udhëtimin e tyre të kompostimit dhe për të kontribuar për një të ardhme më të gjelbër.
Ne gjithashtu shënuam #JavënEvropianeTëMobilitetit, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, duke filluar me një turne edukativ autobusësh me fëmijë, duke kaluar në lojëra edukative dhe udhëtime me biçikleta kolektive në zonën urbane të Prishtinës.
Duke u përqendruar te investimet e BE-së në këtë zonë: me panelet diellore të instaluara në Parkun Kombëtar të Gërmisë, përmes një investimi prej 72,000 EUR nga BE-ja, Gërmia do të ketë ndriçim më të mirë rrugor dhe stacione të karikimit për automjetet elektrike. Energjia e Mirë arriti gjithashtu në Jashanicë, ku shkolla “3 dëshmorët” përfitoi nga përmirësimet e efikasitetit të energjisë përmes projektit të realizuar nga Fondi për Efikasitetin e Energjisë në Kosovë. Falë kësaj iniciative, fëmijët dhe stafi i shkollës tani do të punojnë në një ndërtesë me izolim të jashtëm termik dhe izolim të çatisë, dyer të reja me efikasitet energjetik dhe një sistem të ri ngrohjeje që përdor pelet. Falë projektit të financuar nga BE-ja, nxënësit dhe stafi i shkollës “Migjeni” në Drenas tani do të punojnë në një shkollë me izolim të jashtëm termik, dritare të reja me tre xhama, dyer të reja të instaluara në hyrje, izolim termik të çatisë, një kaldajë të re për ngrohje qendrore me pelet, valvulat termodinamike në çdo radiator dhe një sistem ndriçimi LED. Ne gjithashtu folëm me Filloreta Konjuhi nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë , e cila na tregoi më shumë për iniciativat e financuara nga BE-ja që ata po i realizojnë me misionin për një të ardhme më të gjelbër për Kosovën.
Në vitin 2024, KEK i Kosovës nënshkroi projektin e tij të parë solar. Ky projekt, pjesë e Planit Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, u bë i mundur me financimin e grantit të BE-së të siguruar përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor në partneritet me KfW Bankengruppe dhe Bankën Evropiane të Investimeve. Projekti do të udhëheqë KEK-un dhe zonën Prishtinë-Obiliq drejt energjisë më të pastër duke mbështetur realizimin e Strategjisë së Energjisë së Kosovës, duke rritur pjesën e burimeve të ripërtërishme të energjisë në kombinimin energjetik.
Një dhuratë që ka vazhduar të japë gjatë gjithë vitit 2024 ishte Paketa e Mbështetjes së Energjisë nga BE-ja. Paketa prej 75 milionë eurosh deri më tani ka mbështetur mbi 70,000 familje të cenueshme që kanë marrë mbështetje të drejtpërdrejtë, 300,000 familje që kanë përfituar nga subvencionet e energjisë elektrike, 1,800 shtëpi me izolim termik dhe 40,000 familje me pajisje efiçiente. Në fillim të vitit 2024, biseduam me Johannes Madsen, Shefin e Bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, i cili na prezantoi në detaje ndikimin e Paketës së Mbështetjes së Energjisë së BE-së për Kosovën.
BE-ja mbetet e përkushtuar për ta mbështetur një tranzicion të gjelbër për Kosovën përmes nismave të drejtpërdrejta dhe përpjekjeve të vazhdueshme në arsim, dhe ne me ngazëllim ju mbajmë të informuar!