Dhjetor 27, 2024 | Friday

Festuam #DitënEEuropës2024 me plot gëzim  

Festimet e Ditës së Europës 2024 u mbajtën në Prishtinë, Mitrovicën e Veriut dhe Prizren nën slloganin ‘Përjetoni Europën’ të fushatës për liberalizimin e vizave. Dita e Europës u përjetua përmes aktiviteteve argëtuese të kuruara për  audienca të ndryshme në Kosovë. Gjatë festimeve të Ditës së Europës, Lirie Batatina fitoi lojën me shpërblime për dy bileta kthimi për në Vjenë, një udhëtim që i mundësoi asaj vërtet të përjetonte Europën dhe na dha një pasqyrë të Vjenës përmes ditarit të saj të udhëtimit.

BE-ja në Kosovë organizoi festimet kryesore të Ditës së Europës në Prishtinë dhe Mitrovicën e Veriut, të cilat përfshinë aktivitete për fëmijë dhe familje, si dhe performanca muzikore nga artistë të njohur, duke tërhequr mijëra njerëz përmes vallëzimit, muzikës, miqësisë dhe artit në Ditën e Europës. Kishte gjithashtu Mësim dhe Festim në Ditën e Europës, me aktivitete edukative që filluan disa ditë para Ditës së Europës.