Janar 19, 2022 | Wednesday
Shtëpia e Evropës në Kosovë, në bashkëpunim me organizatën “TruAktiv” dhe Institutin për Politika Sociale “Musine Kokalari” kanë shfaqur filmin dokumentar “Whose Is This Song” të regjisores Adela Peeva. Filmi fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare, sjell rrugëtimin e regjisores Peeva në Turqi, Greqi, Maqedoni, Shqipëri, Bosnje e Hercegovinë, Serbi dhe Bullgari, në kërkim të origjinës së vërtetë të një kënge. Rrugëtimi i regjisores është i mbushur me humor, suspansë, tragjedi dhe befasi, pasi që qytetarët e të gjitha vendeve pretendojnë se kënga është e tyre. Filmi i cili fillon si një hulumtim i thjeshtë i origjinës së këngës, përfundon si studim sociologjik dhe historik i keqkuptimeve të thella ndërmjet popujve të Ballkanit.
Menjëherë pas shfaqjes, filmi është diskutuar nga Belgzim Kamber – Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” dhe Dritan Dragusha – gazetar. Ndërsa krejt në fund, për të pranishmit në mënyrë të rastësishme janë ndarë dhe dhuruar pesë libra.