Shtator 19, 2018 | Wednesday

‘Wiki Loves Monuments’ ka mbajtur një sesion informativ pranë Qendrës Kulturore dhe Informative të Bashkimit Evropian në Prishtinë

Wiki Loves Monuments është një garë ndërkombëtare e fotografisë për monumente, e organizuar nga ëikipedia edhe këtë shtator. Wikimedia është lëvizje e Wikipedia, enciklopedisë së njohur në botë.

Më 11 shtator, edicioni i katërt i Wiki Loves Monument në Kosovë u prezantua para publikut në Qendrën tonë në Prishtinë.

41639097_534146690342811_8487001405784064000_n

Gara tanimë është e hapur. Për të marrë pjesë, fotografitë e të interesuarve duhet të jenë të realizuara nga data 1-30 shtator, në rezolucion të mirë dhe duke respektuar të drejtat e autorit.

Fituesit do të kenë mundësi të ekspozojnë më pas fotografitë e tyre dhe ti kenë ato të printuara në një format ideal. Rezultatet e garës së njohur do të shpallen në fund të muajit tetor.

800px-Kalaja_e_Prizrenit_-_Topi

Gara është e inspiruar nga edicioni i parë i suksesshëm në Holandë në vitin 2010, nga dolën rreth 12,500 fotografi të monumenteve kulturore të cilat sot mund të përdoren lirshëm.

Nëse doni të informoheni më shumë rreth garës, klikoni këtu për çdo detaj.