Tetor 9, 2018 | Tuesday

Zbulohet ‘Pema e Ndërgjegjësimit’, një instalacion që synon të rrisë vetëdijen për mbrojtjen e ambientit

Duket sikur një pemë e zakonshme, por me kalimin e kohës ajo do të duket më kreative dhe do të përçojë një mesazh të fuqishëm.

Në kuadër të Fushatës për Mjedis #GiveGreeenAChance, e lansuar me 24 shtator nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Zyra Informative e Kulturore e Bashkimit Evropian në Kosovë, në tri qytete të Kosovës, në Pejë, në Prishtinë e në Prizren, është zbuluar ‘Pema e Ndërgjegjësimit’, për një kauzë të veçantë.

45025443132_078d5238eb_b

30135401917_3944e013fb_z

IMG_2853

‘Pema e Ndërgjegjësimit’ do të qëndrojë si e tillë për dhjetë ditë, ndërsa qytetarët dhe kalimtarët do të kenë mundësi të hudhin mbeturina dhe qese plastike në këtë pemë, duke e kuptuar më pas se sa dëm i bëjmë shëndetit dhe natyrës nëse hudhim mbeturinat në një vend joadekuat.

Lansimi u bë në gati njëkohësisht në të trija qytetet. Në Pejë dhe në Prizren, zyrtarët e Komunave zgjodhën pemët dhe vendosjen e tyre në sheshet e qytetit. Në Prishtinë, Komuna në bashkëpunim me Zyren Informative dhe Kulturore të Bashkimit Evropian, sollën drurin që u vendos në Bulevardin Nënë Tereza, zemra e kryeqytetit të Kosovës.

30136889177_8253a50b16_b

43261107170_4953259f30_z

“Kosova është një shtet i bukur dhe i gjelbër, dhe kjo bukuri e kjo natyrë në përgjithësi ka nevojë për më shumë kujdës dhe për më shumë mbrojtje nga qytetarët e saj. Bashkimi Evropian ka përfunduar tanimë me sukses disa projekte rreth mbrojtjes së ambientit në Kosovë ndërsa po vazhdon me projekte të reja dhe me fushata senzibilizuese në mënyrë që të përmirësojë ambientin në Kosovë dhe të ndihmojë në standardin jetësor në Kosovë. Megjithatë, autoritetet lokale dhe nacionale duhet të ndihmojnë në këtë angazhim. Çdo qytetar duhet ta bëj pjesën e tij, për një ambient më të pastër” tha në Prishtinë Riccardo Serri – Kryesues i Departamentit për Politikë, Ekonomi dhe Integrime Evropiane në Zyren e Bashkimit Evropian në Kosovë, kur u shpalos ‘Pema e Ndërgjegjësimit’.

“Me Fushatën për Mjedis, e cila do të zgjasë deri në mesin e muajit dhjetor, keni parë reklama të ndryshme dhe aktivitete si ky me anë të të cilave po synojmë rritjen e vetëdijes qytetare se mbeturinat duhet hedhur vetëm në vetin e caktuar, në koshin e plehrave, por jo në dru. Kjo pemë do të qëndrojë e tillë për 10 ditë dhe në një pikë do të jetë shumë e ndotur, e kësisoj ne duam ta japim mesazhin që kjo nuk është mënyra e duhur. Unë ju ftoj të gjithëve të jeni pjesë e Fushatës sonë dhe të na bashkoheni në aktivitetet tona” tregoi mes tjerash Riccardo Serri.

31201314218_b69eb912f9_b

45025791612_1bb2b1a7bb_b

Vjosa Berisha, kryesuese e ekipit në Qendrën Informative dhe Kulturore të Bashkimit Evropian në Kosovë, përmendi prapë mesazhin që “Pema e Ndërgjegjësimit” dëshiron të përçojë në të trija qytetet e Kosovës.

“Duke pasur në mendje problemin e ujërave të ndotura në Kosovë, përgjatë dy javëve të para të tetorit 2018 Fushata për Mjedis do të fokusohet në Ujë. Duam të shohim se si njerëzit do të reagojnë ndaj mbeturinave  në Pejë, Prishtinë e Prizren. Në këtë mënyrë ne do të kuptojmë dëmin që po i bëjmë ujit tonë, ajrit, lumenjve dhe natyrës” tregon Vjosa Berisha.

45025443712_7ef098ab35_b

Lum Zhaveli, një prej katër kampionëve dhe personaliteteve që e përkrahin Fushatën për Mjedis, notar në Lojërat Olimpike Rio 2016, i ftoi të gjithë qytetarët që të reflektojnë dhe të kuptojnë rëndësinë e një fakti të vetëm: uji është jetë dhe nuk ka jetë pa ujë.

“Jam shumë i nderuar që jam pjesë e kësaj Fushate, që është një mënyrë tjetër e imja të ndihmoj në ambientin në Kosovë. Një ambient i pastër na shqetëson të gjithëve, sidomos kur vjen puna tek uji pasi duhet ta dijmë se uji i pastër është nevojë elementare për jetë. Kosova është një prej shteteve të pakta në botë që ka ende ‘lumenj të egër’ dhe kjo duhet të shërbejë si motivim për të gjithë ne që të përkushtohemi në mbrojtjen e ambientit” tregoi Zhaveli gjatë lansimit të “Pemës së Ndërgjegjësimit” të mërkurën e 3 tetorit në Prishtinë.

IMG_2880